"Shqiptaret për shqiptaret"/ Sidrit Bejleri rrëfen humbjen e vajzës. Elvis Naçi: E mbajta në krahë

1 0
Emisioni me i ri ne News24
"Shqiptaret per shqiptaret" - 19 janar, 2018
Ka ngritur siparin emisioni më i ri “Shqiptarët për shqiptarët”. Emisioni ka në thelb humanizmin dhe dashurinë, ndërsa do të drejtohet nga Ola Bruko që edhe më këtë program të ri ka në fokus çështjet e mprehta sociale.

Në studio do të jenë të pranishëm imami i njohur Elvis Naçi dhe këngëtari Sidrit Bejleri. Emisioni më i ri në News 24 do të trajtojë histori njerëzore nga Shqipëria dhe trojet tona. Nuk do të mungojnë historitë, surprizat dhe ndihma për njerëzit në nevojë.
Elvis Naçi tha në nisje të emisionit se do të jenë pranë shqiptarëve, kudo ku jetojnë si dhe do të ndajnë me ta humanizëm dhe mirësi. “Zemrat e shqiptarëve në këtë emision do bëhen një”, tha Naçi. Sakaq në studio është i pranishëm edhe këngëtari Sidrit Bejleri.

“Ftesa e mikut tim, më bëri të kthehem në ekran dhe së bashku me Elvisin do bëjmë vepra të mira”, u shpreh Sidrit Bejleri.

Emisioni nisi me statusin e Sidritit në FB për vajzën e tij, Sofia, që e humbi 19 muajshe.

“Doja të tregoja si mund të përballohet dhimbja. S’ishte e thjeshtë për t’u kaluar, por me njerëz e kalova. Me mbështetjen e Elvisit kalova atë ngjarje të rëndë”, u shpreh i përlotur këngëtari në studio.
“Sa më afër njerëzve, aq më shumë lehtësohet situata”, u shpreh Elvis Naci.

“Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqinë e tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij… Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!”, ky ishte statusi i këngëtarit në 10-vjetorin e lindjes së vajzës që ka humbur.

Ndërsa imami Naci rrëfeu se ditën e humbjes së saj e ka mbajtur në krah trupin e vajzës dhe ka qenë pranë familjes.
Copyrighted by News24 Albania
Per me shume video,lajme vizitoni website http://balkanweb.com

 

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat