Shantazhuesit në Facebook, 3 vjet e gjysmë burg

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar Artist Durakun nga Prizreni me 3 vjet e gjysmë burg si dhe dënoi me gjobë në shumën prej 200 euro.

Dënimi iu shqiptua të akuzuarit pasi u shpall fajtor për dy vepra penale të shantazhit dhe për dy vepra penale të hyrjes në sistemin kompjuterik.

Në aktgjykim thuhet se i pandehuri A.Duraku, në mënyrë të kundërligjshme hynë në facebook-un e të dëmtuarës M.B. i siguron disa foto nudo, dhe më pas e shantazhon duke i thënë se këto foto nudo do t’i publikojë në rrjetin social-internet, dhe nga ajo kërkon t’i sjell shumën prej 50 euro.

Prej datës 04.11.2014 e gjerë më datën 21.11.2014 në intervale të ndryshme kohore, në vazhdimësi, i pandehuri duke ia përvetësuar fjalëkalimin e të dëmtuarës M.E., në mënyrë të kundërligjshme hynë në faqen e rrjetit social facebook, i siguron disa foto intime të dëmtuarës e më pas e shantazhon të dëmtuarën duke i thënë se këto foto do t’i publikojë në rrjetin social- internet dhe nga ajo kërkon 250 euro në mënyrë që mos ti publikoj fotografit, thuhet në aktgjykimin e gjykatës së Prizrenit.

Artikel bewerten
(2 Stimmen)

Urime Kurban Bajrami