Kërkohet bashkëpunimi i bizneseve në luftimin e korrupsionit

02 Okt 2015

Ekonomia kosovare ka kohë që është në gjendje të vështirë dhe kryesisht kjo ka ardhur si pasojë e vakumit institucional të vitit 2014.

Kështu tha kryetari i Odës gjermano-kosovare në debat me temë "Implementimi i Pakos së re Fiskale, efektet një muaj pas".

Ndërsa, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga bizneset bashkëpunim në luftimin e evazionit fiskal dhe korrupsionit. Ajo po ashtu tha se politikat e reja fiskale kanë ndikuar në rritjen e të hyrave të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Bajrami po ashtu tha që qeveria nuk hap vende të reja të punës por krijon kushte për bizneset që këta të fundit të hapin vende të reja të punës. / RTKLive.com

Artikel bewerten
(3 Stimmen)

Urime Kurban Bajrami