Përfundon aksioni i VV-së, 3 të arrestuar e disa të lënduar

(E plotësuar) Të arrestuar janë anëtari i Kryesisë partiake Zgjim Hyseni dhe aktivistët Egon Azemi dhe Gëzon Kastrati.

Ka përfunduar aksioni simbolik i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në afërsi të pronës familjare të kryeministrit Isa Mustafa në fshatin Prapashticë, me bilanc të paktën tre të arrestuar dhe një numër të lënduarish pas përdorimit të sprejeve dhe shufrave të gomës nga ana e policisë.

Situata u përshkallëzua kur aktivistët e VV-së tentuan edhe një herë që të shpërthejnë kordonin e policisë në tentim për të hyrë te shtëpia e kryeministrit dhe gjatë kësaj u ndeshën me policinë, e cila me përdorim të forcës, me shufra gome i ndaloi ta realizojnë qëllimin.

"Policia e Kosovës është vënë në shërbim të plotë të interesave financiare private të Kryeministrit Isa Mustafa.

Policia e Kosovës, duke cënuar rëndë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën e protestës, arrestoi 3 aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, si dhe përdori dhunë dhe spray lotësjellës kundër tyre.

Aktivistët e Lëvizjes tentuan ta vendosin pranë villës luksoze të Isa Mustafës, një pano me mbishkrimin “Shiti pronat e tua, e jo Kosovën”. Këtë gjë e dinte Policia e Kosovës, por prap nuk reshti së përdoruri dhunën ndaj aktivistëve", thekson VV. / RTKLive.com

Duke e shpallur aksionin e sotëm të mbyllur, aktivistja Marigona Drevinja tha se VV do t’i vazhdojë vepri met kundër krijimit të “Zajednicës”, siç e quajnë Asociacionin e Komunave Serbe, ndërsa për pak më vonë u paralajmërua edhe një konferencë shtypi.

Reagon VV: Policia intervenon dhunshëm ndaj aktivistëve

"Rreth orës 14:30, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u nisën për në fshatin Prapashticë ku do të vendosnin një pano pranë vilës luksoze të kryeministrit Isa Mustafa, me mbishkrimin "Shiti pronat e tua, e jo Kosovën".

Policia e Kosovës i bllokoi aktivistët duke ua konfiskuar mjetet e transportit për rreth një orë. Ndërkohë aktivistët, së bashku me mediat u nisën në këmbë drejt villës së kryeministrit.

Në fshatin Prapashticë, Njësiti Special i Policisë së Kosovës ka bllokuar rrugën me kordon policor, duke ua pamundësuar aktivistëve kalimin. Megjithëse e kishte të qartë se krejt çka do të bënin aktivistët ishte vendosja paqësore e asaj panoje, Policia e Kosovës filloi arrestimin e aktivistëve dhe përdorimin e sprejit lotsjellës, për t'i shpërndarë ata.

Ky veprim politik i Policisë së Kosovës, paragjykues ndaj aktivistëve tanë, tregon se si dhuna policore në Kosovë po rritet paralelisht me rritjen e kompromiseve në Bruksel. Është e qartë që sa më shumë po lëshon pe qeveria jonë ndaj Serbisë, aq më e pakompromis po bëhet ndaj qytetarëve.

Aktivistët tanë vazhdojnë të qëndrojnë atje dhe të përpiqen që ta kryejnë aksionin e tyre. Ne i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që urgjentisht ta lirojë rrugën dhe të mos e shkelë lirinë e lëvizjes, të shprehjes dhe të protestës", thuhet në njoftim.

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Urime Kurban Bajrami