AAK mbështetë prodhuesit vendorë të qumështit

aAAK, ka mbështetur qumështarët në kërkesat e drejta dhe kundërshton padrejtësitë që po u bëhen këtyre prodhuesve, në monopolet importuese me qumësht, nga kompanitë e caktuara.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se kërkesat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit dhe produkteve të tij, në protestën e sotme të fermerëve vendorë, janë të drejta dhe plotësisht të arsyeshme.
Grupi Parlamentar dhe Departamenti për Bujqësi i AAK-së, kanë konstatuar se në vitet e fundit janë grumbulluar me dhjetëra probleme në këtë sektor, të cilat Qeveria e Kosovës i ka injoruar dhe vazhdon t’i injorojë.

“Qeveria e Kosovës me politikat e veta po rrezikon falimentimin e kësaj industrie dhe mbylljen e 50 mijë vendeve të punës. Aleanca kërkon nga Qeveria e Kosovës, që prodhimin vendor dhe importin e qumështit, ta mbështesë me politika të drejta bujqësore, si në vendet e rajonit, ta monitorojë atë me saktësi dhe konform standardeve të industrisë ushqimore", thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Po ashtu, AAK kërkon që të gjitha kontigjentet e qumështit që importohen, të kontrollohen në plotni me aktet normative që parasheh HASAP-i.

Ndërsa, nga qeveria dhe institucionet tjera të vendit, Aleanca kërkon ndërmarrjen urgjente të këtyre hapave: aplikimin e Tarifës së Integruar të Kosovës (TARIK), sikur se në vendet e BE-së dhe në vendet e rajonit, me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore; zbatimin, pa asnjë hezitim,të ligjit anti-damping; kuotizimin e importeve të qumështit dhe të produkteve të tij; rregullimin ligjor të importit të produkteve me prejardhje bimore; marrjen e masave balancuese ndaj produkteve të subvencionuara dhe lirimin nga taksat e importit për materialin e domosdoshëm dhe për lëndën djegëse për prodhim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbështetë fuqishëm protestuesit në kërkesat e drejta dhe kundërshton padrejtësitë që po u bëhen këtyre prodhuesve, në monopolet importuese me qumësht, nga kompanitë e caktuara.

Aleanca është deri në fun d në anën e prodhuesve vendorë të Kosovës, si një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit.

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Urime Kurban Bajrami