Kosova me 23 kolegje private të akredituara

Përveç institucioneve të arsimit të lartë shtetëror, Agjencia e Kosovës për Akreditim, sivjet ka akredituar edhe 23 kolegje private, 1 akademi dhe 2 shkolla të larta profesionale.

Të gjitha këto institucione janë akredituar pasi ekspertë ndërkombëtarë kanë vizituar institucionet përkatëse dhe më pas kanë hartuar një raport të vlerësimit, i cili është përcjellë për votim për vendim në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress përmes emailit Furtuna Mehmeti nga Agjencia e Akreditimit, e cila thotë se i gjithë procesi i akreditimit bazohet në Ligjin mbi Arsimin e Lartë.

Ndërkaq, institucionet e arsimit te lartë të cilat kanë aplikuar për riakreditim është dashur të dëshmojnë se plotësojnë standardet e AKA-se në mënyrë që të marrin vendim pozitiv nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë.

Bashkangjitur janë edhe lista e institucioneve me programet e tyre te akredituara, si dhe Raportet e eksperteve ndërkombëtarë te akreditimit, dhe vendimet e KSHC-se për institucionet private te arsimit te lartë, të cilat janë të publikuara në ueb faqen zyrtare të AKA-së.

Sipas Mehmetit, të gjitha kolegjet që kanë qenë të akredituara kanë dëshmuar se i plotësojnë kriteret për riakreditim, përveç Kolegjit “Vizioni për Arsim” në Ferizaj, i cili edhe nuk është riakredituar në këtë vit.

“Në mbledhjen e datës 7 korrik 2015, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim negativ për riakreditimin institucional të Kolegjit “Vizioni për Arsim” në Ferizaj. Kolegji VPA ka qenë më herët i akredituar për një periudhe trevjeçare 2012 – 2015, ndërsa në procesin e riakreditimit, përkatësis ht në vitin 2015, ka dështuar të dëshmojë se plotëson standardet e AKA-se, dhe rrjedhimisht vendimi për riakreditim për këtë institucion është negativ. Raporti i vlerësimit nga ekspertet ndërkombëtarë për Kolegjin VPA është i publikuar në ueb faqen zyrtare te AKA-se në të dy gjuhët (www.akreditimi-ks.org)”, ka thënë Mehmeti.


Kurse, për profesorët është përcaktuar se ata nuk mund të kenë kontratë apo angazhim më shumë se në tri institucione, pasi që, sipas Mehmetit, këtë e përcakton Udhëzimi Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovës.

“UA për Akreditimin e IAL-ve në Kosove, neni 11, pika 3.4, përcakton që një mësimdhënës nuk duhet te këtë kontrate apo angazhim me shume se ne tri institucione. Kjo nënkupton që një ligjërues në të njëjtën kohë mund të k etë një angazhim me kohë të plotë në një institucion (Full Time) dhe dy të tjera me angazhim (Part Time). AKA bënë vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në bazë të deklaratave të angazhimit të dorëzuara nga stafi akademik në sektorin privat. AKA gjatë vlerësimit merr parasysh vetëm stafin e deklaruar akademik ne AKA”, ka shkruar Mehmeti.


Sa i përket degëve të këtyre kolegjeve nëpër qytete tjera, sipas Mehmetit deri më tani në Kosovë janë vetëm 5 institucione të arsimit të lartë të cilat kanë të akredituara degët e tyre edhe në qytete tjera.

“Të gjitha institucionet e arsimit të lartë të cilat dëshirojnë që të ofrojnë programe të studimit edhe në qytete të tjera përpos kampusit kryesor, duhet të aplikojnë për akreditim. AKA organizon proces të akreditimit, përfshirë vizitën me ekspertë ndërkombëtarë, edhe ne degët e Institucioneve të Arsimit të La rtë. Pa vendimin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë, asnjë nga degët e IAL-ve nuk është ligjore. Deri më tani ne Kosovë janë 5 institucione të arsimit të lartë të cilat kanë të akredituara degët nga AKA dhe ato janë: Kolegji AAB, dega ne Ferizaj dhe Gjakove; Kolegji Biznesi, dega ne Gjakove; Kolegji FAMA, dega ne Prizren, Gjilan dhe Mitrovice; Kolegji UBT, dega ne Ferizaj; Kolegji Universum, dega ne Gjakove dhe Ferizaj”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, sa i përket kufizimit të numrit të studentëve nëpër kolegje, Mehmeti ka njoftuar se AKA nuk merret me një gjë të tillë, vetëm në rastin e programeve të Mjekësisë ku ata kanë bërë kufizimin e studentëve në një numër të caktuar, për shkak të kufizimeve në laboratorë.

Sipas saj, listat e studenteve, apo listat me numrin e studenteve të pranuar në institucionet e arsimit të lartë, parashihen me Udhëzimin Administrativ për Librin Amë, dhe dorëzohen në MASHT. RTKLive.com

Artikel bewerten
(1 Stimme)

Urime Kurban Bajrami