Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE-ja ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se BE-ja i ka vënë kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku pajtohet për të mos penguar Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383.

Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk do të lëshoj pe, dhe se kanë mbetur edhe dy çështje ku nuk janë pajtuar sa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.

“BE-ja ka një porosi të qartë- rezultate pas tre ditë bisedime. Dhe patjetër Serbia do i drejtohet me një letër ITU-së që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marr vesh ende, këto tre ditë bisedime do të nxjerrim marrëveshjen finale”, tha Tahiri. /RTKLive.com

Para disa çastesh, në Prishtinë, përfundoi autopsia në trupat e pesë luftëtarëve të rënë në betejën e Kumanovës, më 9 e 10 maj

Ekspertiza është bërë për Beg Rizajn, Xhafer Zymerajn, Arben Rexhajn, Samid Kastriotin dhe Valon Kabashin.
Këtë lajm për “Zërin” e konfirmoi eksperti i mjekësisë ligjore dr. Arsim Gërxhaliu. Për nesër (24 maj) është paraparë të bëhet autopsia për Mirsad Ndrecajn, Turgai Gashin, Hysen Rushitin dhe Fatlum Vishesellën.

Ekspertiza ishte paraparë të kryhet për të gjithë luftëtarët gjatë ditës së sotme, por ajo u ndërpre për të vazhduar nesër. Shkaqet e shtyerjes ishin të natyrës objektive. Varrimi i Beg Rizajt është paraparë të bëhet të dielën, në orën 16:00, në varrezat e dëshmorëve në Glloxhan të Deçanit, ndërsa varrimi i tetë luftetarëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, të martën, në orën 17:00.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, pritet që në muajt në vijim të bëjë disa emërime të reja nëpër ambasadat e Kosovës në mbarë botën.
Siç shkruan Zëri, duke u thirrur në burimet e saj, kryediplomati Thaçi do të emëroj kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ambasador në Turqi.

Hasanit në Kushtetuese i mbaron mandati më 26 qershor të këtij viti. Turqia për Hasanin nuk është vend i panjohur, pasi që ai atje ka kryer studimet e masterit dhe doktoraturës.

Përpos Hasanit, në shërbimin diplomatik të Kosovës pritet të inkuadrohet edhe një përfaqësues i shoqërisë civile. Burimet  e gazetës thonë se themeluesi i D4D, Leon Malazogu, pritet që të emërohet në postin e ambasadorit në Japoni, ku deri pak muaj më parë ka qenë ambasador ish-ministri i Financave, Ahmet Shala.

“Po ka pasur disa bisedime, mirëpo besoj që kjo është çështje e MInistisë dhe mbase duhet të flisni me ta për gjëra konkrete”, ka thënë Leon Malazogu shkurt.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se mërimet e ambasadorëve do të bëhen në muajt e verës.

“Emrat që ju i folët nuk qëndrojnë. Për momentin këto janë vetëm spekulime. Ministria emërimet e ambasadorëve do t’i bëjë në verë për vendet në të cilat kërkohet”, ka thënë Selimi.

Urime Kurban Bajrami