Edhe avokatja e të arrestuarëve për terrorizëm te liqeni i Badovcit, Sabrie Jashari ka demantuar shkrimet e portaleve.

Avokatja Sabrie Jashari ka demantuar shkrimet në media në të cilat u raportua se ajo ka thënë  “përveç flamurit të ISIS-it, maskave dhe dorëzave, në çantën e cila është gjetur pranë të arrestuarit është gjetur edhe një helm”. "Avokatja Jashari përmes sms-it, i ka thënë RTK-së se nuk është gjetur helm. "Jam keqkuptuar, ju lutem" ka shkruar ajo. Jashari nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë ka njoftuar se në këto momente është në seancën që po mbahet për të dyshuarit. / RTKLive

Pas reagimit të vëllezërve Haradinaj se pse nuk i është publikuar pasuria pasi kanë dorëzuar formularin pranë Agjencionit Kundër Korrupsionit, sot u publikua pasuria e deklaruar nga Ramushi e Dauti.

Pasuria e paluajtshëm e Ramush Haradinajt përbëhet nga një shtëpi banimi me vlerë prej 300 mijë eurove; shtëpi familjare - kullë - me vlerë prej 270 mijë eurove; tokë kodrinore e privatizuar me vlerë prej 75 mijë eurove dhe tokë - truall - me vlerë 27.300 eurove.

Pasuria e luajtshme e tij vargohet me veturë “Suburban” e blinduar që është dhënë në shfrytëzim nga aktivistët e SHBA-ve me vlerë prej 30 mijë eurove; Audi e blinduar me vlerë prej nëntëmijë eurove; motoçikletë me vlerë nëntëmijë eurove dhe BMW me vlerë 20 mijë eurove në pronësi të gruas së tij.

Ramush Haradinaj ka të deponuara në bankë 6.000 euro dhe para të gatshme 7.000 euro, kurse pagat e tij vijnë nga Kuvendi i Kosovës me vlerë 1.488euro dhe paga e bashkëshortes me vlerë 660 euro. E, prindërit e tij marrin pensionin e pleqërisë dhe pensionin për dëshmorin.

Vëllai i tij, Dauti, ka pasuri të paluajtshme tokë me vlerë 10 mijë euro; shtëpi banimi me vlerë 195 mijë euro, dhe truall me vlerë 200 mijë euro. Kurse, nga pasuri e luajtshme posedon veturë me vlerë 10 mijë euro,;veturë tjetër që e posedon bashkëshortja me vlerë 8.500 euro; dhe, gjësende të ndryshme personale ku futen dhuratat e ndryshme të pranuara nga Daut Haradinaj - që kanë vlerën e 16.500euro.

Para të gatshme të deponuara në bankë, Daut Haradinaj ka 4.588.24 euro dhe një kredi për blerjen e truallit me vlerë 200 mijë euro për t’i kthyer me afat prej 25 viteve. Gjithashtu ai ka huazuar para nga familja për të blerë shtëpinë me vlerë 30 mijë euro. (rtklive.com)

Trinjaket identike nga Brazili, Rafaela, Rochele dhe Tagiane Bini vendosën që ashtu si datën e lindjes, të kenë në të njëjtën ditë edhe martesën.

Dita e dasmës cilësohet si një ndër ditët më të rëndësishme për femrat dhe motrat binjake nga Brazili i dhanë kësaj dite një vlerë të shtuar kur vendosën të martohen në të njëjtën ditë.

29-vjeçaret nga qyteti Passo Fundo, në jug të Brazilit kishin zgjedhur të vishnin të njëjtin fustan, të bënin të njëjtin make up dhe model flokësh.

Një gjë që i dallonte ishte ngjyra e ndryshme e buqetave me lule që mbanin në duar, një ‘çelës’ ky që ishte zgjedhur posaçërisht për të mos krijuar konfuzion tek dasmorët. 

Acidi folik nuk është një vitaminë e zakonshme, por është një supervitaminë! Nëse një grua merr çdo ditë acid folik në dozë 400 mikrogram (mcg) përpara se të mbetet shtatzënë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, i parandalon defektet e trurit dhe të palcës kurrizore tek fëmija.
 
Acidi folik, ndonëse quhet acid është në fakt një vitaminë e cila bën pjesë në familjen e vitaminave B.
 
Acid folik ka edhe në ushqimet të cilat i konsumojmë, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë që një grua shtatzënë ose që provon të mbetet shtatzënë të merr 400 mcg acid folik në ditë.
 
Arsyeja se përse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e asaj gruaje duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.
 
Rekomandohet që acidi folik të merret së paku një muaj përpara shtatzënisë. Ka rekomandime që kjo vitaminë të merret edhe shumë muaj përpara shtatzënisë.
 
Acidi folik duhet të merret në dozë 400 mikrogram (mcg) ose 0.4 miligram (mg). Doza e acidit folik duhet të jetë më e lartë vetëm në rastet:
 
1. Kur një grua merr barna për epilepsi, sepse këto barna e pengojnë përthithjen e acidit folik, prandaj doza e acidit folik duhet të jetë më e madhe
2. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 30 (që do thotë se nëse një grua e gjatë 170 cm peshon rreth 90 kilogram e më tepër). Gratë e shëndosha kanë tendencë që të kenë vlera më të ulëta të acidit folik në gjakun e tyre, prandaj doza duhet të jetë më e lartë.
3. Nëse një grua ka diabet (sëmundje të sheqerit).

Urime Kurban Bajrami