Sot duke filluar nga ora 13:00, te ‘Newborn’, afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë fillon marshi protestues kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Marshi protestues do të jetë paqësor dhe ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën kundër ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të Serbisë.

Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. /infokosova.net

Këngëtari Labinot Tahiri i cili viteve të fundit u bë edhe më i njohur për aktivitetin e tij bamirës dhe shpirtin e tij human para se të paralajmëronte hyrjen në politikë, duket se nuk do të ketë më mundësi që të zhvilloj aktivitetin e tij bamirës.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një prezantimi live në profilin e tij në Facebook, të cilin e ka bërë sot.

Labi duke treguar për dy rastet e fundit për të cilat është angazhuar në mbledhjen e fondeve për shërim, ka bërë të ditur edhe një fakt që prek familjarë në nevojë për ndihmë humanitare.

“Familjarët të rasteve të ndryshme që kanë kërkuar prapë ndihmë iu kërkoj shumë ndjesë mirëpo nuk kam të drejtë as nga shteti që më ka këshilluar, por edhe si individ që të tuboj para në këto vlera që i kena tubuar dhe të cilat janë në pasqyrën e gjithë juve. Të drejtë tubimi të parave kam vetëm nëse unë hapi fondacionin tim në emrin tim Labinot Tahiri”, ka thënë këngëtari duke komunikuar me publikun  e tij.

Bëhet fjalë për grumbullimin e parave të qytetarëve të cilët dërgojnë para për rastet të cilat merret Labinot Tahiri përmes formave kesh.

“Jam në Evropë, dhe sapo të kthehem do të jap një pasqyrë totale nga xhirollogaria e Liridona Gajtanit, të cilës i janë tubuar paratë në vlerë afro 164 mijë euro. Edhe ne kemi në Western Union diku rreth 35 mijë euro. Shuma totale do të dhurohet për Liridonën dhe paratë tjera që teprojnë do t’i shkojnë Edonës nga Gjilani”, rrëfen këngëtar.

Por Labi i cili gjatë këtyre viteve ka treguar se për dhjetëra raste ka mbledhur deri në 200 mijë euro brenda 48 orëve. Kësisoj aktiviteti humanitar i tij kap miliona euro të dhuruara nga qytetarët e që një pjesë e tyre e dërguar jo nëpërmjet xhirollogarisë bankare, raporton Insajderi.

Por Labi ka thënë se përkundër faktit se shteti ia ka ndaluar të grumbulloj si person fizik, ai nuk do të ndalet.

Ka paralajmëruar themelimin e një Fondacioni. Do ta quaj me emrin e vet.

“Së shpejti do ta hapim fondacionin me kërkesë të të gjithë juve që keni pasur dëshirë dhe keni envojë që ta keni një fondacion të sigurt, dhe ai fondacion do t’i takoj shtetit, ai fondacion do t’i takojë të gjithë popullit shqiptar, pa dallime”, ka thënë Labi në komunikimin e tij.

Në fund ai ka kumtuar edhe një thënie: “Duhet të bëjmë vepra shumë për t’i përmirësuar veprat e këqija. Veprat e këqija janë ato nëse s’marrim asnjë hap për kombin tonë shqiptar”.

Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, sot ia kanë mësyrë për të vizituar pronat dhe bjeshkët te Kulla e Zhlepit, por ata janë ndaluar nga forcat të shumta policore të Malit të Zi.

“Ne qytetaret e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, qe i kemi pronat dhe bjeshkët tona te Kulla e Zhlepit, sot përderisa ishim duke shkuar për te vizituar bjeshkën dhe varrezat e të parëve tanë, u ndaluam në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi”, thuhet në një komunikatë nga përfaqësues të Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme!

Sipas tyre, kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasiqë ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

auto 1a9209e3 efac 4756 b617 f7c1fc66bb811470832519

 

 

“Ne në shenjë proteste bllokum rrugën kryesore për orë të tëra, shprehem pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit. Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti  ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje”, përfundon komunikata e tyre./BS//Botasot.info

auto 0bdfb515 95ad 49f8 9dae db3d2bd3c2ec1470832527

U publikua raporti "Rekomandimet e politikave për kujdesin shëndetësor në Kosovë”. Në raport thuhet se sistemi kosovar i kujdesit shëndetësor ballafaqohet me disa sfida që e frenojnë atë në arritjen e qëllimit përfundimtar të ofrimit të kujdesit cilësor dhe të qasshëm për qytetarët.

Julie Coleman, nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, gjatë prezantimit tha se si vend në zhvillim, burimet financiare të Kosovës janë të kufizuara dhe shpenzohet më pak në kujdesin shëndetësor sesa në cilin do sektor tjetër.

Ajo tha se sikur në çdo sektor tjetër edhe në shëndetësi ka korrupsion,ku duhet dhënë mito (mitmarrje) për të marrë shërbime më të mira shëndetësorë.

“Fatkeqësisht vetëm 15 përqind e popullatës janë të përfshirë në fondin e sigurimeve, kurse pjesa tjetër janë të obliguar të paguajnë prej xhepit”, tha Coleman. Sipas saj, pacientët janë të obliguar të ndajnë mjetet e tyre për trajtim jashtë vendit. Coleman tha se rreth 80 milion euro janë shpenzimet e pacientëve kosovarë që marrin shërbime mjekësore jashtë vendit.

Besa Kabashi nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, tha se siguria njerëzore dhe shërbime, apo kujdesi shëndetësorë nuk është i mirë dhe për këtë janë adresuar disa rekomandime, për evitimin e problemeve në sistemin shëndetësor.

Kabashi ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore që t’i marrin më seriozisht këto të gjetura për evitimin e problemeve shëndetësore.

Zv. ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku tha se kanë në prioritet sistemin shëndetësor dhe kanë bërë investime për dhënie më të mira shëndetësore. Sipas tij nga viti i ardhshëm do të fillohet me financimin e sigurimeve shëndetësore.

Nga të pranishmit u tha se duhet të rriten investimet dhe të ketë sistem të mirëfilltë në shëndetësi. /Botasot.info

Të gjithë njerëzit kanë një Krijues të vetëm

Njeriu si një qenie e gjallë mbi tokë, para së të jetë pjesëtar i cilësdo feje apo çfarëdo besimi të caktuar, është qenie humane, e cila edhe sipas mësimeve dhe besimeve të mëdha monoteiste ka një gjenezë të vetme ademike, të njohur si: Adam-Adem & Eva-Hava.

Faktin se njerëzit kanë të gjithë një natyrë krijuese, e ka vërtetuar edhe shkenca e cila është marr me kodin gjenetik të njeriut. Ajo ka ardhur në përfundim se një njeri, kudo që merr frymë në sipërfaqen e tokës, mbi 99.9 për qind e qenies së tij ka strukturë dhe përmbajtje të njëjtë lëndore dhe fizike me të gjithë njerëzit – pa dallim etnie dhe race.

E, kjo do të thotë se ne, para se të jemi pjesëtarë të një kombi, etnie apo t`i përkasim ndonjë forme të caktuar të besimit në Zot, kemi vetëm një emër të përbashkët, atë: “NJERI“.

Prandaj, shih për këtë, edhe ndarjet në forma dhe mënyra të ndryshme të besimit në Zot, ne duhet parë si vullnet të lirë të përcaktimit të çdonjërit, të cilat nuk duhet vënë në shërbim të urrejtjes dhe luftës ndaj tjetrit, sepse duhet kuptuar se edhe tjetri është si ne – njeri; edhe tjetri beson dhe pretendon siç besojmë edhe ne se është në rrugën e drejtë dhe të saktë të Zotit, kurse të tjerët janë në të gabuarën dhe të humburën.

Ndryshe, diverstitin etnik, racor e linguistik, si dhe diversitetin e bindjes tonë për besim duhet shikuar e pranuar edhe si vullnet të Zotit të zgjedhur për botën njerëzore.

Këtë dallueshmëri mes njerëzve e konfirmon edhe teksti i shenjtë i Kuranit në citatet si vijon:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete.. më fisniku nga ju tek Zoti është ai i cili më teprimi i përkushtohet Atij.”

“Nga argumentet e Tij është edhe krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka shenja për njerëzit (që mendojnë, se Ai ekziston).”

Çështja e besimit në Zot për një të rritur në moshë dhe mentalisht të shëndosh, duhet të shihet si zgjedhje individuale dhe personale e tij, siç njashtu është edhe përgjegjësi individuale e çdonjërit para Zotit të vet për besimin të cilin e ka ndjekur apo e ka zgjedhur si pjesë të orientimit shpirtëror të tij gjatë jetës së tij në këtë botë.

Neve, si krijesa njerëzore nuk na është lënë në dorë e drejta për të gjykuar, stigmatizuar apo luftuar tjetrin vetëm pse nuk ndanë të njëjtën formë të besimit në Zot sikurse edhe ne.

Për formën e besimit të drejtë gjykon dhe shpërblen Zoti, dhe jo njeriu. Zoti është Ai i cili mban monopolin e gjykimit absolut në ditën e ringjalljes.

Ne kemi të drejtë të mos pajtohemi dhe të mos ndajmë të njëjtën bindje me tjetrin sa i përket besimit mirëpo, në anën tjetër, me asnjë normë – qoftë ajo njerëzore apo hyjnore – nuk sanksionohemi që të respektojmë dhe tolerojmë bindjen dhe përcaktimin shpirtëror të secilit individ apo grup në shoqëri, përderisa individi apo grupi i caktuar fetar nuk kërcënon lirinë dhe të drejtën e tjetrit në emër të Zotit!

Si pjesëtarë të feve monoteiste nuk duhet të anashkalojmë dhe injorojmë udhëzimin dhe këshillat e librave të shenjta. Në Kuran lidhje me atë që u theksua më lartë lexojmë tekstet edhe si vijon:

“Sikur Zoti të donte, të gjithë juve do t`ju bënte pjesëtarë të një feje.”

“Nuk ka imponim të besimit (ndaj tjerëve).”

“Nuk është e drejtë as e Pejgamberit, por as e tjerëve, që t`i urrejnë njerëzit pse ata nuk besojnë (në Zot).”

“Ti, o i Dërguar – Profet! Obligim i yt është që vetëm t`u përkujtosh ( njerëzve besimin në Zot), sepse ti nuk ke kompetencën e mbizotërimit (të zemrave të askujt)”.

Liria e besimit dhe fesë nuk nënkupton lirinë dhe të drejtën për të luftuar dhe nëpërkëmbur tjetrin në emër të Zotit, sepse një veprim i tillë jo që bie në kundërshtim vetëm me parimet humane dhe demokratike, por njëkohësisht bie në kundërthënie të drejtpërdrejtë edhe me vet mësimet dhe udhëzimet e shpalljeve hyjnore drejtuar njeriut.

Mendimi dhe veprimi ekstrem në fe nuk ka emër tjetër veçse devijim nga arsyeja dhe mendimi i shëndosh racional, të cilin nuk duhet lejuar që të zë vend në familjen dhe shoqërinë tonë.

Sa për t’ju përkujtuar juve sot, ekstremizmi fetar nuk ka lindur dhe as që lind vetvetiu. Ai krijohet dhe kultivohet nga faktori njeri dhe jo nga Zoti, me qëllime dhe prapavijë të caktuar, në kohë dhe rrethana të caktuara, i nxitur dhe i shtyrë shpeshherë edhe nga faktorë politikë.

Veprim ekstrem ndër ne mund të jetë edhe insistimi i ndërtimit i një objekti fetar në mesin e një komuniteti tjetër, për të cilin ata nuk janë në pajtim, sepse një hap i tillë mund të shkaktojë reagime, të cilat pastaj mund të rriten dhe të shndërrohen në objekt urrejtjeje dhe përçarjeje.

Përgjegjësia për një orientim dhe devijim të të rinjve tanë në emër Zotit dhe fesë, bie në rend të parë mbi prijësit e fesë pa dallim se cilit konfesion ata mund t`i takojnë. Ndryshe, edhe shoqëria në përgjithësi duhet jetë ajo që të reagojë në kohë për të parandaluar një fenomen të tillë të shëmtuar të mendimit dhe veprimit, i cili nuk ka epilog tjetër veçse anarkinë, dekadencën si dhe destabilizimin e një shoqërie kudo që lëshon rrënjë.

Ne, si shqiptarë në shumicë, edhe pse të ndarë në vijë gjeografike si rezultat i rrjedhave dhe tundimeve historike, nuk na bënë asnjëherë që të mos ndihemi se jemi bij të një gjaku, të një gjuhë dhe kulture, dhe se i takojmë konfesioneve të njëjta fetare me dallim të vogla.

Kështu që, duke qenë si një shoqëri e dy vendeve, por me një gjenezë etnike, gjeografike dhe gjeopolitike, si dhe aspirues të integrimeve euroatlantike, angazhimi ynë i përbashkët duhet të vazhdojë të jetë i orientuar në ruajtjen e traditës së respektit dhe tolerancës ndaj njëri-tjetrit, duke mos lejuar që qasja e jonë e ndryshme ndaj besimit në Zot të shndërrohet në mjet dhe element të urrejtjes dhe përçarjes mes nesh.

Dallimet fetare janë pjesë e të të gjitha shoqërive kudo në botë. Ato nuk mund të zhduken dhe as që janë zhdukur ndonjëherë gjatë gjithë historisë njerëzore deri më sot.

Provokimet e të tjerëve me prapavijë dhe paragjykime fetare nuk duhet të jenë pjesë e agjendës së asnjë konfesioni fetar në vendet dhe territoret tona, si edhe më gjerë.

Konkurrenca për të qenë sa më afër me Zotin nuk duhet të rrëshqas në urrejtje dhe luftë për Të, sepse Zoti nuk i do shoqëritë e ndara dhe të përçara në emër të Tij. Kështu raste kemi sa të duash përgjatë historisë.

Në Kuran, në lidhje me përcaktimin e lirë të çdonjërit në besimin e tij fetar, gjejmë përgjigjen shumë domethënëse të cilën Zoti ia kishte mësuar të dërguarit të tij Muhammedit:

“Për ju le të jetë feja e juaj, kurse unë për veten time kam fenë time.”

Toleranca fetare nuk kultivohet vetëm përmes fjalëve dhe retorikes, por me anë të veprimeve dhe ndërveprime të ndërsjella, me edukim praktik të fëmijëve; në shtëpi, në institucione shkollore, në ambiente shoqërore, media etj.

Seite 1 von 5

Urime Kurban Bajrami