Qeveria e Kosovës ka hartuar strategjinë kombëtare për zhvillim 2016-2021.

Kjo strategji pretendohet të jetë udhërrëfyes i prioriteteve të cilat do të jenë kryefjalë kryesore për rritjen ekonomike dhe fuqizimin e sektorit privat.

Kështu ka thënë kryeministri Isa Mustafa në hapjen e takimit të iniciuar për përgatitjen e kësaj strategjie. Ai po ashtu ka vlerësuar këtë strategji si shumë të rëndësishëm, duke thënë se nuk dëshiron që ky dokument të mbetet vetëm dokument por të realizohet gjatë periudhës së ardhshme.

“Ne jemi të përcaktuar që fokusi dhe kryefjala e kësaj strategjie të jetë rritja ekonomike e vendit e cila do të mundësoj punësim më të madh dhe të mundësoj po ashtu konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Integrim më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ngritje të mirëqenies… Strategjia kombëtare për zhvillim përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse në kontekstin e adresimit të sfidave më kritike të zhvillimit të Republikës sà « Kosovës . Kjo strategji përndryshe do të jetë dokument planifikues që do të përmbaj një pako të prioriteteve gjatë 5 viteve të ardhshme do të thotë nga viti 2016 deri në viti 2021”, tha Mustafa.

Ai po ashtu ka thënë se do të përqendrohen në projektet dhe investimet strategjike.

“Rritja ekonomike në periudhën e ardhshme do të synohet të arrihet nëpërmjet renditjes së qartë dhe objektiv të prioriteteve apo e thënë ndryshe të prioritetit të prioriteteve , përqendrimit në projekte dhe investime strategjike ,rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e jashtme, zhbllokimit të potencialeve dhe të aseteve material financiare deri tani të pa shfrytëzuara siç janë pasurit minerare , energjetike, pronat tokësore , fondet financiare që momentalisht ndodhen jashtë përdor imit dhe jashtë shfrytëzimit ekonomik . Së bashku me strategjinë kombëtare për zhvillim do ta adaptojmë edhe kornizën legale e cila do të mundësoj tërheqje të investimeve të huaja dhe do ta bëjë vendin tonë konkurrentë në ofertën për tërheqjen e këtyre investimeve, ka Mustafa.

Ndërsa, ministri i financave Avdullah Hoti, ka thënë se kjo strategji buron nga politikat e qeverisë aktuale.

“Është program i parë inicial nga i cili buron nga politikat e kësaj qeveria. Tani po planifikojmë që në kuadër të strategjisë kombëtare për zhvillim ta bëjmë këtë program qeverisës më detal dhe më teknik ku janë masat konkrete për realizimin e këtij programi me kosto të përkatëse. Kemi formuar disa grupe punuese në bazë të temave të kësaj strategjia”, tha Hoti.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci tha se është dashur shumë kohë më parë qeveria të ketë një strategji të tillë.

“Mendoj që sa e sa kohë është dashur që ne ta kemi një strategji kombëtare për zhvillim. Mendoj që ndër vite të gjithë ata që kanë qenë pjesë të hartimit të planeve të ndryshme strategjike ndër vite ne i kemi pasur shumë strategji sektoriale të cilat është nevojitur që pastaj të sintetizohen në një dokument të tillë…Ne i kemi një pjesë të dokumenteve strategjike të planeve afat mesme , afatgjata po edhe afatshkurtra që reflektojnë politikat sektoriale…Duhet të ketë një ndërlidhej të mirë të këtij plani me plate të tjera që i kemi që mos të ketë më siç të ketë më siç ka ndodhur ndoshta edhe në të kaluarën të themi gjërat të cilatnuk kanë qenë të bashkërenduara mirë apo dokumentet të cilat nuk janë nënrenduar mirë me njëra tjetrën”, tha Stavileci.

Ky është takimi i parë i iniciuar për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim 2021, pas vendimit që kishte marrë Mustafa në qeveri për themelimin e grupit punues. Mustafa ka thënë po ashtu se kjo strategji nuk do të jetë e pa ndryshueshme dhe statike do të ketë mundësi të ndryshimit. / RTKLive

Ambasadorja Jacobson theksoi se Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt, sepse Shtetet e Bashkura të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën eskluzive dhënë për RTK, e cila transmetohet sot në ora 20;15, tha se qeveria e Kosovës, ka premtuar rikthimin e qështjes së ' gjykatës speciale; në Kuvend, pas dështimit për të siguruar votat e nevojshme dy javë më parë.

Ambasadorja theksoi Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt sepse Shtetet e Bashkura të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.

`Ka shumë problem bota, vetë Evropa dhe ne nuk kemi kohë të merremi vetëm me Kosovës. Megjithse, ne vazhdojmë te jemi  miq të mirë të Kosovës. SHBA do të vazhdojë ta mbeshtësin Kosovës`, tha Jacobson, në intervistën lamtumirëse, pasi tani e tutje ajo do rikthehet në Uashington.

Në intervistën e dhënë për RTK ambasadorja Amerikane ne Kosov, Ambasadorja foli për përshtypjet e saja gjatë trë viteve në Kosove, për ditët e mira dhe të vështira gjatë mandatit të sajë, për bashkëpunimim me Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në vend.

Jacobson është përgjigjur edhe në shumë pyetje të tjera, si për ngërqin politik, për opinionin e sajë, për Vetëvendosjen, për protetestat e Opozitës, për rolin e shoqërise civile dhe medias etj etj. Ndiqeni emisionin për t'i mësuar qëndrimet e Ambasadore Amerikane Jacobson. / RTKLive

Kosova, po ballafaqohet me krizën më të madhe ekonomike dhe sociale prej përfundimit të luftës deri më sot. Akumulimi i problemeve për 15 vite me radhë si papunësia e lartë, varfëria e skajshme, mungesa e perspektivës, janë shkaktarët kryesorë që kanë bërë që mijëra qytetarë të Kosovës të largohen nga vendi. Arsye tjetër e largimit të qytetarëve është humbja e besimit tek qeveria e krijuar me 9 dhjetor.

Lidhur me këtë çështje, Lëvizja VETËVENDOSJE! sot organizoi një aksion simbolik pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku vendosi një autobus brenda të cilit shiheshin politikanët, të cilët duhet të largohen nga vendi, për t’iu kthyer shpresa qytetarëve të Republikës. “Është interesant të përmendet fakti që derisa qytetarët prisnin ndryshimin përmes krijimit të një qeverie pa PDK-në numri i të larguarve nga Kosova ishte shumë i vogël. Të dhënat zyrtare për azil në Austri thonë se në muajin qershor të vitit 2014 në atë shtet kërkuan azil 40 qytetarë nga Kosova, në muajin korrik 41, ndërsa në dhjetor, menjëherë pas themelimit të qeverisë, ky numër u shtua në 784. Vetëm në Gjermani deri më 31 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare gjermane,  kanë kërkuar azil 6.908 qytetarë nga Kosova”, tha para mediave deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Faton Topalli, duke shtuar se mosveprimi i Qeverisë përballë kësaj situate lë të nënkuptohet se pushtetarët përmes ikjes së qytetarëve po tentojnë ta sigurojnë paqen sociale në Kosovë.

“Qeveria po harron se në Kosovë janë të gjithë të varfër. Pra, jo vetëm 121.000 qytetarët që jetojnë me nga 63 cent ne ditë, jo vetëm 90% e rinisë që janë të papunë, jo vetëm 90% e grave të papuna, jo vetëm pensionistët me nga 75 euro, por edhe ata 300.000 të punësuar që nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e veta pa u zhytur në kredi. Këta 300.000 të punësuar, i kanë 450.000 kredi. Pra, mesatarisht secili nga ata e ka nga një kredi e gjysmë”, theksoi Topalli.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! i patëm propozuar në Kuvend disa ndryshime në projektbuxhet që ndërlidheshin me ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, përfshirë këtu edhe dyfishimin e buxhetit për ndihma sociale, por këto propozime u kundërshtuan ashpër nga partitë në pushtet dhe nuk u miratuan. “Masat emergjente që do duhej t’i merrte Qeveria për këtë çështje, nuk do duhej të ishin kërcënime të ndryshme e aksione policore, as thirrjet për të mos u larguar nga vendi, as shlyerja e borxheve të vjetra që nuk kanë ndikim në zbutjen e varfërisë dhe që as nuk mund t’i inkasojë me ligjet në fuqi, por do duhej të ndaheshin të paktën 30 milionë euro për punësimin e mbi 10 mijë qytetarëve. Meqë këta qeveritarë nuk kanë plan ekonomik, më e mira që do të mund të bënin është t’i hipin autobusit e të dalin jashtë vendit të kërkojën azil. Këta janë të vetmit që i plotësojnë kushtet për azil, sepse kur dalin jashtë vendit mund të thonë se për 15 vite me radhë i kemi bërë keq popullit tonë, e kemi vjedhur, ia kemi shitur pasuritë dhe në fund edhe po e rrahim. Sa më gjatë që të rrijë kjo qeveri, aq më vështirë do të jetë për qytetarët e Kosovës. Andaj, këta duhet të ikin, që populli të mbetet”, tha në fund Topalli.

Kompania e njohur turko-amerikane “Bechtel Enka” duket që ka vendosur të mos bie pre e propagandës mediatike që Qeveria në detyrë provoi ta bënte me të duke bërë nënshkrimin e Kontratës pas zgjedhjeve të 8 Qershorit duke i dhënë asaj një kontratë prej më shumë se 600 milion Eurosh për ndërtimin e Autostradës Prishtinë- Shkup.

Siç bën të ditur e përditshmja “Kosova Sot” në botimin e saj të sotëm zyrtarët e Kompanisë “Bechtel Enka” kanë vendosur të mos i nisin punimet për autostradën Prishtinë- Shkup.

Urime Kurban Bajrami