Profesori i Universitetit të Prizrenit, B. Zahiti, i arrestuar ditë më parë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dyshohet se dhënien e notave për studente të caktuara e ka kushtëzuar me shkëmbim të shërbimeve seksuale. 


Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit B. Zahiti nga Prishtina, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit.


Ai dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, duke kushtëzuar dhënien e notave me shkëmbim që t’i ofrojnë shërbime seksuale.


“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 18.06.2015 në ora 15:30 dhe do të zgjasë deri me datën 18.07.2015”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.


Gjyqtari Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.


“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse duke qenë profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prizrenit e duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, e më qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete gjatë fundit të vitit 2014 dhe gjatë vitit 2015 i fton studentet e caktuara e që pas bisedave të gjata në zyre e gjithashtu jashtë zyrave përmes bisedave telefonike ua kushtëzon dhënien e notave me shkëmbim që ato ti ofrojnë shërbime seksuale”, ka thënë Kicaj. (lajmi.net)

Policia e Prizrenit ka arrestuar tre persona të dyshuar për marrje me fajde, dy prej të cilëve profesorë të Universitetit të Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.

Në një njoftim për media nga Prokuroria e Shtetit, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka lëshuar aktvendime për ndalim kundër B.Z, dhe B.A., që të dy profesorë të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, si dhe kundër E.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të fajdes, transmeton lajmi.net.

“Prokuroria ka lëshuar aktvendimin për ndalim kundër B.Z., profesor në Universitetin Publik "Ukshin Hoti" - Prizren, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga neni 422 të KPRK-së. Ky ndalim ka rezultuar pas zhvillimit të hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike në Prizren”.

“Aktvendimin për ndalim kundër B.A., profesor i Universitetit publik “Ukshin Hoti”, në Prizren prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KPRK-së”.

“Ndërkaq aktvendimin për ndalim kundër E.S, prokuroria e ka lëshuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdes nga neni 343 të KP-së”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë së Shtetit. / Reporteri.net

Urime Kurban Bajrami