Ëndrra e madhe e gjithë shqiptarëve është realizuar, pasi Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, pas fitores së thellë 3-0 në udhëtim te Armeni

Kombëtarja shqiptare e ka nisur në mënyrë fantastike ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Pasi fillimisht rrezikuan vendasit nëpërmjet një goditje dënimi, radha ishte që Shqipëria të dalë përpara dhe t’I tregojë dhëmbët.

Pas një aksioni të bukur Basha goditi fort dhe portieri vendas priti, ndërsa në tentim për ta larguar goditjen e Gashit, mbrojtësi Hovhannisyan dërgoi topin në rrjetë në minutën e nentë.

Goli i dytë erdhi pas një ndërprerje, kur Ledian Memushaj harkoi bukur në zonë, ndërsa mbrojtësi Berat Xhimshiti realizoi me thembër për 2-0.

Në pjesën e dytë armenët ishin ata që rrezikuan më shumë me disa gjuajtje, por portieri Etrit Berisha ishte në një ditë fantastike.

Shqipëria në pjesën e dytë rrezikoi me Roshin dhe Gashin, por pa arritur të shënojë.

Golin vendimtar në këtë sfidë për Kuqezinjtë, e shënoi i inkuadruari në lojë nga banka e rezervistëve, Armando Sadiku, pas një asistime nga Odise Roshi.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria edhe zyrtarisht është pjesë e Kampionatit Evropian ‘Franca 2016’, pasi këtë gjë e arriti duke shënuar katër fitore, duke barazuar në dy ndeshje dhe duke i humbur dy të tjera.

Shqipëria kualifikohet si skuadra e dytë nga Grupi I me 14 pikë të tubuara, ndërsa si e para kualifikohet Portugalia me 21 pikë, kurse në ‘play-off’, shkon Danimarka. /Telegrafi/

Gjatë përmbytjeve që ndodhën mbrëmë në fshatin Shipkovicë të Tetovës së Maqedonisë e humbën jetën tre persona, ndërsa një tjetër konsiderohet i zhdukur. Po ashtu jane shkaterruar shume prona.

/Klan-Kosova

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur

Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec janë masakruar shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, identiteti i të cilëve nuk u mësua, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.
Dëshmitarët që kishin arritur t'i shpëtojnë këtij krimi tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng u zhdukën e u kidnapuan shumë shqiptarë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shumë shqiptarë të vrarë gjatë ofensivës në Rahovec / RTKLive.com

A jeni duke provuar të humbni disa kilogramë në trupin tuaj? Hani banane çdo ditë. Kështu veproi Yulia Tarabath.


Bananet janë burim i shkëlqyeshëm i vlerave ushqyese. Ato ndihmojnë në përmirësimin e të pamurit, e rrisin humbjen e peshës, ulin tensionin e lartë të gjakut etj.


Yulia nuk ka ngrënë asgjë përveç bananeve për 12 ditë me radhë, thotë se ka konsumuar shumë ujë, ka pushuar për shumë kohë dhe ka qenë aktive me ushtrime gjithë kohën, kjo lloj diete njihet edhe si ‘një-frut’.


Përveç përmirësimeve shëndetësore, ajo gjithashtu kishte vërejtur edhe disa nga ushqimet e preferuara (jo dhe aq të shëndetshme) kishin filluar të mos i pëlqenin. /lajmi.net

Sipas familjarëve ai ka punuar si taksist, ku e ka kryer vetëm punën e tij dhe nuk ka pasur të bëjë asgjë me këtë akt.
Bastri Musa, vëllai i Fehmiut, flet për kallxo.com për mënyrën e arrestimit të të vëllait.
“Fehminë e kanë arrestu në banesë, nuk e kanë arrestu n’Badovc qysh po flitet nëpër media. Fehminë e ka thirr njani prej atyne qe jon kon më Badovc, e ka thirrë me ardh e me marr se e ka firmën taksi domethanë ky. Me ardhë më marr edhe me kthye në Hajvali. U shku Fehmia e ka marr e ka kthye në Hajvali më Prishtinë. Policia domethanë i kanë përcjellë krejt, masanej e kanë kap edhe Fehminë në banesë i kanë shku edhe e kanë arrestu”.
Ai thotë qe Fehmiu nuk kishte miqësi me Gazmend Halitin, i cili dyshohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes para arritjes së policisë, dhe të cilin dyshohet ta ketë ndihmuar Fehmi Musa.
“Jon njoftë si pasagjerë kshtu, po jo kshtu me lidhje t’thella”.
Por, Halil Palaj, avokat i të arrestuarit Fehmi Musa, deklaron ndryshe.
“Gazmend Halitin e njeh nëpër mes gruas së tij. Gratë e tyre kanë qenë para disa muajve në spitalin e Prishtinës. Jo që kanë shoqni”.
Ai shprehet që aktakuza e ngritur është e pabazë.
“Nuk ka argumente, fakte dhe prova që të e mbështesin dyshimin e bazuar që i njëjti ka kryer veprën penale që pretendon prokuroria speciale”.
Palaj thotë që nëse klienti i tij do të ishte i përfshirë në këtë ngjarje, ai do të ikte diku tjetër e nuk do të kthehej në shtëpinë e tij. Po ashtu, ai thotë që Gazmend Haliti nuk e pranon që Fhmi Musa e ka vozitur, por ky i fundit nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
Ndërsa sa u përket tre të tjerëve të cilët u arrestuan, avokati deklaron që klienti i tij nuk e njeh asnjërin prej tyre, ndërsa i vëllai thotë që nuk e di nëse ata njiheshin më parë.
Ndryshe Bastri Musa deklaron që Fehmiu dhe ISIS nuk kanë pikë të përbashkët.


- A ka pas lidhje Fehmi Musa me ISIS-in?


- Jo nuk ka t’boj me kto sene hiq.


- E më muhabetet me të, cili ka qenë qëndrimi i tij për ISIS-in?


- Nuk i ka përkrah kshtu ku me dit sa.


Por profili në Facebook i Fehmi Musës tregon një tjetër histori. Janë të shumta foto që ai ka publikuar që lidhen direkt me këtë organizatë.


Këtu bën pjesë edhe një foto, ku paraqitet një montazh i Qabesë, mbuluar me flamurin e ISIS. Komenti i Fehmi Musës mbi këtë foto është “Shpresojmë që së shpejti Qabeja të duket kështu”.


Feim Keqekolla, mik i Fehmi Musës, deklaron që për ISIS-in nuk kanë biseduar kurrë.
“Me Fehminë për punën e ISIS-it na nuk kena bisedu kurr se s’jena kon të interesum për me hi ne këtë bisedë me to”, thotë Keqekolla.


“Fehminë e njoh qe 6 vite 7 si vlla mysliman. Fehmia u kanë shumë njëri i mirë. Namaz ka falë për tjetër sen nuk di qe ka pas diçka t’keqe për to”, shton ai.
Fehmi Musës i janë konfiskuar rreth 2000 euro, shtëpiza e kompjuterit dhe gjëra tjera personale gjatë arrestimit të tij në banesën e tij në Fushë Kosovë.


Në aksionin e datës 11 korrik janë arrestuar edhe Besnik Latifi, Enis Latifi, Milazim Haxhia dhe Gazmend Haliti më drejtim të veprës penale përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në vend. /Kallxo.com

 

Nëse mendonit se të gjithë mënyrat për të tërhequr audiencën ishin konsumuar, atëherë gaboheni. Një televizion i ri në Shqipëri ka zgjedhur që të hyjë në treg, duke tërhequr me fizikun e vajzave.

I çuditshëm është fakti që spikeret e lajmeve në “Zjarr Televizion”, shfaqen duke dhënë lajmet më të zhveshura seç duhet, shkruan Shekulli.

Ndërkohë që jemi mësuar t’i shohim serioze spikeret e lajmeve, këto dy prezantuese poshtë xhaketave nuk mbajnë as bluze dhe as reçipeta.

Ndoshta producentët e këtij televizioni kanë zgjedhur këtë mënyrë për të luftuan në tregun e ‘egër’ të medias, duke lënë mënjanë etikën. / Koha.net


Seite 1 von 2

Urime Kurban Bajrami