Dashuria mbi të gjitha: Vajza hebreje martohet me arabin (Foto)

ccb4e23c8aa216f1e96d31ab209c036b LDisa dhjetëra policë kanë formuar mburojë rreth 26-vjeçarit, Mahmoud Mansour, dhe të dashurës së tij 23-vjeçare, Maral Malka. Ajo është hebreje e ai mysliman. Të dy janë rritur dhe edukuar në qytetin Jaffa. “Po”-në vendimtare kanë vendosur ta thonë në Tel Aviv.

 

Por, kjo nuk u ka pëlqyer shumë vendësve e as grupeve të djathta radikale izraelite, të cilat para ndërtesës së Komunës në periferinë Rishon Lezion kanë protestuar zëshëm kundër lidhjes së kësaj martese.

“Vdekje arabëve!”, bërtisnin nja 600 sish.

Ndër të tubuarit kishte edhe të tillë që e mbështesnin dashurinë e çiftit të ri, kështu që Policia kishte punë shtesë, sepse tërë kohën ishin të detyruar t’i qetësojnë tensionet.

Grupi ultrakonservativ “Lehav” (Organizata për pengimin e asimilimit në Tokën e Shenjtë) që më parë i kishte paralajmëruar protestat.

Me anë të “Facebook”-ut kanë ftuar qytetarët të vijnë me transparente dhe të shprehin pakënaqësinë e tyre me këtë bashkim. Ndonëse, çifti kishte kërkuar nga shteti t’i ndalojë, ia kanë dalë të kenë vetëm mbrojtje policore. Thonë se edhe disa ditë para kurorëzimit u janë nënshtruar fyerjeve dhe kërcënimeve me vdekje.

Ky grup në të kaluarën shpesh i ka keqtrajtuar çiftet arabo-izraelite më së shpeshti nën parullën “T’i mbrojmë vajzat tona hebreje”.

“Unë jam i lumtur dhe i prekur nga përkrahja që kemi marrë nga shumë njerëz të panjohur. Të tjerat fare nuk më interesojnë”, ka thënë dhëndri për televizionin izraelit. /Telegrafi/

 

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat

Cookies