Të shtunën protestë në Bruksel për lirimin e Haradinajt

Shqiptarët që jetojnë në Bruksel në një mujorin e ndalimit të Ramush Haradinajt në burg, janë mobilizuar për një protestë, që organizohet të shtunën për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të Haradinajt.

Në thirrjen për protestë thuhet:

Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë. Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!

Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

Protesta do të mbahet në këtë adresë;

PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES

 

/RTKLive.com

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

 

Amazon Werbung

Top Lajme

Profeti Muhamed - Një Biografi e shkurtër

Profeti Muhamed u lind të hënën më 20 Prill 571 në Meke të...

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR!

IMAMI IM I DASHUR SHQIPTAR! Në pamundësi të bashkimit të të gjithë imamëve...

Duaja (lutja) e cila tronditi qiellin!

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes ibn Malik (radijAllahu...

Muri në  Mitrovicë dhe reflektimi i tij në Luginë

Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënjë e më shumë...