Lëshohet gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit

(E plotësuar) - Media njofton se sapo është lëshuar gaz lotsjellës në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme ku po diskutohej për kalimin e Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

Gazi është lëshuar nga deputetët e opozitës në momentin kur po pritej të votohej kalimi I këtij projektligji nga ky Komision për në seancën e Kuvendit.

Të gjithë e kanë lëshuar sallën në pamundësi të qëndrimit aty.

850x636 gaz5 690x3801470735929
Gazi në Kuvend
Foto galeri

Mobilizohet opozita tek Komisioni për Punë të Jashtme, kundërshton demarkacionin

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nga Komisioni i Punëve të Jashtme, ka kthyer në tryezë edhe anëtarët nga opozita.

Ky projektligj sot ka marrë vëmendjen edhe të deputetëve tjerë që nuk janë anëtarë të këtij Komisioni. Të pranishëm aty ishin edhe Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Driton Çaushi, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj dhe Shapi Muja.

Debat i nxehtë po bëhet nga ana e anëtarëve të Komisionit. Madje nuk kanë munguar as fyerjet për njëri tjetrin.

Puhie Demaku e Vetëvendosjes, anëtare e këtij Komisioni, tha se Qeveria edhe përkundër kundërshtimit të demarkacionit ka insistuar ta sjell këtë projektligj në Komision. Ky projektligj duhet të hidhet poshtë. Nëse ne e kalojmë këtë projektligj atëherë ne Komisioni bëhemi bashkëpjesëmarrës në këtë krim. Tryeza e 3 gushtit nëse ne jemi serioz si shtet nuk guxojmë të mbajmë tryeza me ekspert që tregojnë se demarkacioni është i gabuar, nuk guxojmë ne si anëtarë të këtij Komisioni të kalojmë një tryezë pa i marrë parasysh rekomandimet. Ky projektligj duhet t’i kthehet qeverisë dhe mos të lejoni që të jemi bashkëpjesëmarrës në krim.”, tha Demaku.

Edhe Zafir Berisha nga Nisma, anëtarë i këtij Komisioni, tha se deputetët e Kuvendit nuk duhet të ndihen komod kur në pikëpyetje është territori i Kosovës, sidomos pasi është dëshmuar se Komisioni Meha ka bërë gabime. “Tryeza e 3 gushtit ka qenë përmbledhje e argumenteve dhe mendoj se rekomandimet e tryezës Komisioni duhet t’i ketë në konsideratë, me qëllimin që të mos ngutemi me bë gabime dhe me qit Parlamentin në pozite të keqe. Kjo marrëveshje nuk duhet të procedohet për seancë plenare. Komisioni qeveritar edhe parlamentin e ka vë ne lajthitje. Nuk është mire me i keqpërdor vendimet historike dhe politike. Vijëzimi me Malin e Zi s’ka të bëjë asgjë me deklaratën e pavarësisë dhe pakon e Ahtisaarit. Ky Komision ka një rol të rëndësishëm në këtë moment për mbrojtjen e tërësisë territoriale. Me arrogancën e votave ju do ta votoni, por kjo nuk do t’i shërbej askujt dhe as ne si deputet. Kjo marrëveshje nuk duh et të kaloj kësisoj”, ka thënë Berisha.

Nga ana tjetër, Ismet Beqiri i LDK-së tha se debati i sotëm është dashur të mbahet që më herët, dhe keq që kjo ndodhi pas një viti. “Ka qenë me rëndësi me e pa bazën ligjore. Është çështje e ndjeshme dhe unë do ta përkrahë që ky projektligj të shkojë në seancë të Kuvendit”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa Pal Lekaj i AAK-së, tha se ky ligj është kontrabanduar.

“Në asnjë vend në rruzullin tokësor nuk e ka marrë kriterin kadastral për shenjëzimin e kufijve. Këta kanë shkuar me kriterin më të dobët të mundshëm. Që në start Komisioni ka gabuar dhe mendoj që çdo procedim i tij në parlament është në kundërshtim me të gjitha ligjet e Kosovës. Deputetët duhet t’i thonë jo kësaj marrëveshje që lë një trashëgimi të keqe për qytetarët...Deputetët duhet t’i thonë jo dhe të fillojnë negociatat me Malin e Z”, ka thënë Lekaj.

Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se në këtë mbledhje është dashur të jenë edhe  përfaqësuesit e Qeverisë, kryeministri apo ministri i Jashtëm. “Qeveria me nguti e procedoj këtë marrëveshje. Është shqetësuese arroganca e Qeverisë dhe heshtja e deputetëve të këtij Komisioni. Më shqetëson fakti se si këta deputet janë shndërruar në makina votimi. Shqetësuese që një çështje kaq e rëndësishme kalon me kaq lehtësi. Si mundet të forcohet shtetësia duke i fal territor Malit të Zi. Nuk e kuptova arsyetimin se pse po e përkrahni këtë marrëveshje. A i keni pare hartat e Murat Mehës, atë cka ka nënshkruar Hashim Thaçi. Ajo çka ka nënshkruar Thaçi i bie që Kosova nuk është republikë por bashkësi e ngastrave kadastrale. Janë një sërë argumentesh që ky projektligj nuk duhet të përkrahet. Qeveria po e provokon situatën dhe do ta tensionon nëse vepron me arrogancë. Ne si VV nuk do të ndalemi, vetëm po i u paralajmëroi”, tha Haxhiu.

Ndërsa Ismet Beqiri tha se për shkak të deputetëve të VV-së ata e kanë pas të pamundur që të diskutojnë në Kuvend për këtë çështje.

“Ju jeni shumë të mençur krejt senet i dini, ju s’mund të mi impononi mendimet. Me deputet të tillë që fyejnë dhe janë provokator nuk du me bë debat me këta. Ju keni nivelin e tillë dhe mbajeni këtë. Nuk du me bë presion te askush me njoh Republikën e Kosovës dhe simbolet e saj. Është e pamundur me thënë mendimin në një ambient të tillë. Janë të tillë këta dhe zoti u ndihmoftë”, Ka thënë Beqiri.

Ndërkohë deputetja Haxhiu i ka thënë në fund Beqirit se “të njohim ne Ismet, të njeh krejt Kosova”.

Përderisa debati po vazhdon, edhe kryetari i Komisionit, Elmi Reçica, pati një vërejtje për deputeten Donika Kadaj Bujupi, duke i thënë që të mësohet të dëgjojë dhe mos ta teprojë. 

Demarkacioni mbledhë deputetët e opozitës

Projektligji për demarkacionin ka bërë që në Komisionin për Punë të jashtme, të jenë të pranishëm dhe deputetë të opozitës, të cilët nuk janë anëtarë të këtij komisioni.

Për të debatuar për këtë projektligj, në komision të pranishëm janë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si Donika Kadaj, Albulena Haxhiu, Driton Qaushi dhe Ismail kurteshi, përveç Puhie Demakut dhe Zafir Berisha, të cilët janë anëtarë të këtij komisioni.

Në këtë mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme, do të shqyrtohet projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Demarkacioni sot nis ‘shëtitjen’ nëpër Komisione

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, fillon të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës

Ky projektligj sot do të shqyrtohet në Komisionin për Punë të Jashtme. Pas shqyrtimit të këtij projektligji edhe në komisione të tjera, i mbetet kryesisë së Kuvendit që ta caktojë datën e seancës për shqyrtim të këtij projektligji.

Ndërkohë, kufiri sipas kësaj marrëveshje është i pa pranueshëm për banorët e asaj pjese, ekspertët dhe opozitën. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të protestojnë si brenda Kuvendit, ashtu edhe jashtë tij, për ta parandaluar miratimin e këtij projektligji. /Botasot.info

Artikel bewerten
(0 Stimmen)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat

Cookies