Diese Seite drucken

RTK e nderon Rita Orën me çmimin personaliteti i vitit

Drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ia ka dhënë një dhuratë këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora gjatë pritjes solemne në ambasadën e Kosovës në Londër.

Shala ka shkruar në rrjetin social në Facebook se ishte nder që në emër të RTK-së ta nderonte personalitetin e Orës.
“Ishte nder qe ne emër te RTK t'ia dhurosh nje dhurate ne shenje mirënjohje Rita Orës qe RTK e ka nderuar si personalitet i vitit 2014, ne ngjarjen e organizuar nga Ambasada E Republikës se Kosovës ne Britaninë e Madhe, ku morën pjese edhe personalitete si Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, ish kryeministri britanez Toni Bler, Lordi Robertson, etj” / RTKLive

Artikel bewerten
(0 Stimmen)