Vrasja e 'grabitësve, hije dyshim mbi ngjarjen

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në zonën e Selitës, policia është rikthyer në vendngjarje për ekspertizë. Pas marrjes në pyetje të shtetasit Flamur Ymeri, i cili qëlloi për vdekje dy persona, të cilët sipas tij tentuan t’i vidhnin shtëpinë, ekspertët janë drejtuar për në shtëpinë e tij për të kqyruar provat edhe një herë.

Dy prokurorë, ekspertë të policisë shkencore, si dhe oficerë të policisë gjyqësore kanë qëndruar rreth dy orë në shtëpinë e Ymerit. Ky i fundit ishte vetë personin që njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së mërkurës rreth orës 08:00.

45-vjeçari telefonoi dje në numrin 129 në sallën operative të Policisë, duke deklaruar se në shtëpinë e tij gjenden dy trupa të pajetë, të cilët i kishte qëlluar me armë pasi kishin tentuar t’i vidhnin shtëpinë. Por, nga hetimet ka rezultuar se nuk ka përputhje mes gëzhojave dhe armës me të cilën Ymeri pretendon se ka vrarë dy "grabitësit". Përveç këtij detaji ka edhe disa fakte të tjera të dyshimta në këtë ngjarje.

Artikel bewerten
(1 Stimme)

Schreibe einen Kommentar

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Zemra.com mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat!.

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat

Cookies