Lideri i AAK-së dhe ish- komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj me anë të një statusi në Facebook ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij në këto ditë sa ishte në arrest e kanë mbështetur atë.

Haradinaj tha se me këtë çka ka parë këto ditë e kanë bërë që të ndihet shumë krenar.

Statusi i Haradinajt në Facebook:

 Të nderuar qytetarë,

Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!

Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!

Juaji Ramush Haradinaj

 

Momenti kur Ramush Haradinaj niset për gjykatë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucait, ka konfirmuar pjesëmarrjen e organizatës qe ai drejton se do të jetë prezentë në marshin paqësor të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt nga ana e autoriteteve serbe.

 Gucati këtë veprim të shtetit francez e ka vlerësuar të turpshëm.

“I kemi ftuar të gjithë veteranët e luftës të UÇK-së, të marrin pjesë në mbrojtje të Ramush Haradinajt duke kërkuar drejtësi. Kjo është turp për shtetin francez. Një shtet qe llogaritet demokratik të bëjë këtë veprim është e papranueshme”, ka thënë Gucati për ‘Indeksonline’.

Ai pret qe marshi protestues të jetë i qetë.

“Ne i bëjmë thirrje ambasadës franceze në Prishtinë, qe të ndikoj në shtetin e vet që të lirohet gjenerali sa me shpejtë dhe të mos merret me akuza të krimineleve. Ata janë kriminel”, ka shtuar Gucati.

Ndryshe, edhe dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, kanë konfirmuar për ‘Indeksonline’, se do të jenë prezent në marshin paqësor kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj./Indeksonline/

Sot duke filluar nga ora 13:00, te ‘Newborn’, afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë fillon marshi protestues kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Marshi protestues do të jetë paqësor dhe ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën kundër ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të Serbisë.

Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. /infokosova.net

 

Deputetët e opozitës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, po hyjnë në muajin e gjashtë të mos pjesëmarrjes së tyre në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga deputetët e partisë opozitare ‘Nisma për Kosovën’, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është rikthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kjo pasi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte vendosur të bojkotonte punët e Parlamentit të Kosovës nga muaji mars i këtij viti.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij.

Neni 25, paragrafi E thotë: Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës

Edhe në Ligjin e Republikës së Kosovës Nr.03/L-111, ‘Për të Drejtat dhe Përgjegjësit e Deputetit” në nenin 8 sqarohet përfundimi i mandatit në pikën 1.5 ku thotë: Mandati i Deputetit/es përfundon para kohe nëse deputeti/ja për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar/e. Në raste të veçanta, Kuvendi mund të vendosë ndryshe.

Tash mbetet të shihet se si do të veprojnë deputetët tjerë të AAK-së dhe Nisma për Kosovën. /Botasot.info

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të këmbëngulë se dy marrëveshjet e fundit të Qeverisë, njëra me Serbinë dhe tjetra me Malin e Zi, janë të dëmshme dhe duhet të parandalohen.

Në intervistën dhënë “Zërit”, Haradinaj tha se opozita e bashkuar njëherë po vazhdon kundërshtimin nëpërmjet peticionit, ndërsa më pas do të shkohet me protesta të fuqishme. Ai edhe një herë e konsideron kriminal komisionin qeveritar për Demarkacionin me Malin e Zi, kurse kërkon nga institucionet e drejtësisë të merren me pasurinë milionëshe të Murat Mehës.

“Kish qenë mençuri prej kryetarit të Qeverisë që të pezullojë këtë kryetar të komisionit, ose t’i ngrijë aktivitetet e tij derisa gjyqësori, prokuroria nuk e jep versionin e vet se a është ky njeri i inkriminuar në vepra kriminale”, tha Haradinaj për Mehën, duke kërkuar gjithashtu të shfuqizohen vendimet e tij.

Ish-kryeministri i Kosovës i dha mbështetje edhe Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi, duke dëshmuar se ky asociacion nuk është i njëjtë me Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas tij, Asociacioni në Luginë nuk interferon në Kushtetutën e shtetit serb, kurse Asociacioni i komunave serbe ka kompetenca ekzekutive sa një republikë.

“Asociacioni i komunave në Luginë nuk është i karakterit të njëjtë me Asociacionin në Kosovë. Është krejt i zakonshëm dhe nuk ish dashur me qenë problem as për Serbinë, por për askënd, për shkak se ai nuk po bie në konflikt në asnjë variant me Kushtetutën e Serbisë”, tha Haradinaj. /Zëri/

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është përplasur me Murat Mehën, kryetar i Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Derisa Meha ka qenë duke folur për ecurinë e këtij procesi në Komisionin për Politika të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka ndërhyrë Haradinaj, duke i thënë mjaft me gënjeshtra.

“U mbyte duke na rrejt. Kush dreqin të paguan ty. S’po të vjen marre. Kush po ju paguan”, i ka thënë Haradinaj Mehës.

Pas kësaj deklarate në shenjë revolte Haradinaj e ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni./ep

Seite 1 von 2

Seriali shqip - Zyrja per Gjithcka - shiko gjitha episodat

Emisioni Perralle me tupan

Emisioni Oxygen me Besim Dina - Shiko te gjitha Emisionet

Emisioni ODEON SCHOW - Shiko te gjitha episodat

Seriali shqip - Cka ka shpija - Te gjitha episodat

Cookies