Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë, Albin Kurti, analizon për “Shekulli” debatin për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, veprimet e qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Mendoni se mosmiratimi i marrëveshjes me Malin e Zi mund të rrezikojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës?

Jo. Kosova i ka të gjitha kapacitetet të rinegociojë për kufirin me Malin e Zi, në mënyrë transparente e profesionale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Mjaft të përfshihen ekspertët më të mirë dhe të negociohet nga negociatorë të denjë, e jo nga pazarxhinjtë si Mustafa e Thaçi. Këta të dy e mbrojnë këtë marrëveshje, ashtu siç kanë mbrojtur e nënshkruar edhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme që e sulmojnë Kosovën, pasi “ua kanë zënë bishtin me derë”, domethënë janë të shantazhuar. Përgjimet që po publikohen, por edhe shumë dokumente e dosje që vetë ne i kemi dorëzuar në prokurori dëshmojnë se këta pushtetarë janë të stërkequr në korrupsion, dhe për pasojë janë lehtësisht të shantazhueshëm. Ata janë gati të nënshkruajnë pra çdo gjë, sado e dëmshme për Kosovën, sepse dosjet e tyre i mbajnë peng.

Marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës më shumë dëmtohen prej qëndrimit në pushtet të këtyre dy pushtetarëve dhe të të tjerëve si ata. Sa i përket demarkacionit, edhe vetë Mali i Zi e pranon se do të mund të rinegociohej pa problem, e ne s’po kërkojmë gjë tjetër. Pra nuk ka asnjë dëm ndërkombëtar nga ndalimi i kësaj marrëveshjeje. Qysh më 15 dhjetor 2015 Qeveria e Malit të Zi pat shprehur gatishmërinë për rishqyrtimin e demarkacionit, por Qeveria e Kosovës nuk ishte e interesuar për këtë gjë në mënyrë që të mos merrej vesh konkretisht përmbajtja e tradhtisë dhe krimit të tyre.

A ka mundësi klasa politike dhe institucionet e Kosovës t’i thonë “Jo” një marrëveshjeje që ka marrë edhe bekimin e SHBA, NATO e BE-së?

Shpesh abuzohet me këto “bekimet”. Në debatin me ekspertët që u bë në Kuvendin e Kosovës, ambasadori amerikan në Kosovë tha se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA mbeten të forta, pavarësisht votimit apo jo të kësaj marrëveshjeje. Po ashtu edhe përfaqësuesit e BE kanë thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk varet nga kjo marrëveshje dhe me gjasë nuk do të ndodhë edhe nëse marrëveshja miratohet. Në rajonin tonë, e kemi rastin e Kroacisë me Slloveninë, të dyja vende të cilat janë anëtarësuar në NATO, janë anëtarësuar në BE, dhe kanë marrëdhënie shumë të mira me SHBA, megjithatë vazhdojnë të kenë probleme me kufirin, për të cilin nuk kanë rënë dakord as sot e kësaj dite dhe e kanë çuar në arbitrazh ndërkombëtar. Po ashtu kemi rastin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë. Edhe atëherë, ju e mbani mend mirë, u lidh një marrëveshje e cila ishte në dëm të Shqipërisë. Marrëveshja u prish, sajë aksionit opozitar dhe popullor, por kjo nuk e pengoi Shqipërinë që të jetë pjesë e NATO-s, që të ketë marrëdhënie të mira me SHBA, apo që të vazhdojë rrugën e integrimit për në BE. Pra, kur ka pasur mundësinë t'i thotë jo një marrëveshjeje të tillë Kroacia, Sllovenia apo edhe Shqipëria, pse mendoni se Kosova nuk e paska këtë mundësi? Është shumë naive të mendosh se marrëdhëniet strategjike të Kosovës me NATO, SHBA dhe BE, varen prej një vije kufitare me Malin e Zi. Pushtetarët e korruptuar e të shantazhuar të Kosovës i keqpërdorin faktorët ndërkombëtarë për t’u shfajësuar për servilitetin e tyre ndaj ndërkombëtarëve e për të justifikuar zullumin e tyre ndaj qytetarëve.

Shikoni, SHBA-të i duan edhe qeveria e Kosovës edhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Mirëpo, dallimi midis nesh është që ne i duam SHBA-të e Franklin Delano Roosevelt, Martin Luther King, Jr., e të vëllezërve John e Bobby Kennedy, ndërkaq Qeveria e Kosovës i do SHBA-të e Al Kapones e të Senatorit Joseph Mçarthy. Pra, çështja është se cilën Amerikë e do. /Botasot.info

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka kritikuar dikur ish kryeatrin e tij, tashmë presidentin Hashim Thaçi, i cili tashmë gjendet në Rio, duke i thënë se po mundohet ta promovojë veten tek sukseset e të tjerëve.

"Hashim, kishte me qenë e rrugës që gjatë kthimit tënd me e vizitu medalistin tonë të dikurshëm dhe sportistin tonë të shekullit z. Aziz Salihun i cili është i shtrirë në një spital në Turqi.! Sportistin të cilin ti Hashim sa ishte i shtrirë në qendrën spitalore në Prishtinë nuk e ke vizituar, sepse ti e ke ditur se nga ajo vizitë nuk ke qka përfiton personalisht, përpos ndojnë telashe (siq i quan ti) apo siq thua ti të del ndonjë kërkes për ndihmë, e ti Hashim nuk je i gatuar/ Hashim ti nuk je i bërë me e ndihmu askënd, sepse ti nuk e njeh dhe sepse ti nuk e ke këtë virtyt.!", shkruan Limaj.

Lexoni postimin e plotë:

Jam duke e shikuar Hashimin.......ky njeri gjithë jetën e tij ka vrapuar që të duket dhe që të shfaqet mu aty, aty diku tek sukseset e të tjerëve, dhe mu aty tek ato sukseset e të tjerve ka tentuar që të promovoj vehtën e tij, dhe vetëm vehtën e tij, dhe kjo tashmë po dihet dhe kjo tashmë po shifet, ai gjihmonë ka dashur të duket dhe të përfitoj nga puna e të tjerëve, asnjëherë nga puna e tij, ai meritat e të tjerve gjithmonë i'a ka m'veshur vehtës së tij.!

Por sonte, me gjithë përpjekjet e tij, bile deri në limitet e tija qesharake, nuk mundi as titullin, e as medaljen të ia marr Majlindës, Majlindës e cila sonte këtë medalje ia solli Kosovës me punën dhe djersën e saj dhe të trainerit të saj z. Driton Kuka.

Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim. !!!

Hashim, kishte me qenë e rrugës që gjatë kthimit tënd me e vizitu medalistin tonë të dikurshëm dhe sportistin tonë të shekullit z. Aziz Salihun i cili është i shtrirë në një spital në Turqi.! Sportistin të cilin ti Hashim sa ishte i shtrirë në qendrën spitalore në Prishtinë nuk e ke vizituar, sepse ti e ke ditur se nga ajo vizitë nuk ke qka përfiton personalisht, përpos ndojnë telashe (siq i quan ti) apo siq thua ti të del ndonjë kërkes për ndihmë, e ti Hashim nuk je i gatuar/ Hashim ti nuk je i bërë me e ndihmu askënd, sepse ti nuk e njeh dhe sepse ti nuk e ke këtë virtyt.! / Botasot.info