Deklarimi i pasurisë, më keq se vjet!

Shtatëdhjetenjë zyrtarë të lartë publik nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK). Për mosdeklarim të pasurisë, kreu i AKK-së, Hasan Preteni, fajëson gjykatat.
Krahasuar me vitet paraprake, në këtë vit ka rritje të mosdeklarimit të pasurisë, shkruan Epoka e Re.

Këta zyrtarë nuk kanë dhënë ndonjë arsye se pse nuk kanë deklaruar pasrinë e tyre, kurse katër zyrtarë kanë dhënë disa arsye objektive, se janë jashtë vendit apo dhe se janë në paraburgim.

Por, sipas Ligjit për Deklarim të Preajrdhjes dhe Kontrollit të Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë cit deklarim të rrjellt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4 mijë e 200, kurse deklarimin e kanë bërë 4 mijë e 125 zyrtarë, apo 98.3 për qind.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni ka thënë se kjo rritje mund të jetë rezultat i mossanksionimit nga ana e gjykatave.

“Vitin e kaluar kemi qenë shumë të kënaqur me përqindjen e deklarimit, mirëpo sivjet ka një trend tjetër që tingëllon më negativ. Mendoj se arsyeja që sivjet kemi 71 zyrtarë në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, krahasuar me vetëm dy që ishin vitin e kaluar, është fakti i mossanksionimit nga ana e gjykatave”, ka thënë ai.

Ashtu siç e obligon dhe ligji, Agjecia tashmë do të ngrish kallëzime penale nmëpër gjykatat kompetente kundrejt këtyre zyrtarëve, të cilët nuk i janë përgjigjur obligimit të tyre ligjor për të deklaruar pasurinë e tyre. /reporteri.net

Artikel bewerten
(0 Stimmen)