Mustafa kujton 17 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë

12 Jun 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar 17 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Mesazhi i plotë i kryeministrit Mustafa:


17 vjet më parë trupat e NATO -s filluan zbarkimin në Kosovë, pas 78 ditësh të bombardimeve mbi caqet serbe.


Ditët e lirisë që po shënohen këto ditë nëpër Kosovë u arritën fal sakrificave shumëvjeçare dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.


Këto ditë krenarie, na përkujtojnë lidershipin dhe vizionin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, luftën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë heronjve të tjerë të Kosovës.


Populli i Kosovës do t'i jetë përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clark, ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë që kontribuuan për lirinë e Kosovës.


Liria dhe shteti i Kosovës janë storie e përbashkët suksesi e popullit të Kosovës dhe botës demokratike.

Artikel bewerten
(1 Stimme)