Rënia e remitancave dhe rritja e nivelit të papunësisë në vend do të jenë dy nga problemet që do të ketë Shqipëria si rezultat i krizës greke sipas Financial Times.

Gjatë viteve të krizës në Greqi remitencat janë pothuajse përgjysmuar, ndërkohë që numri i emigrantëve të fundit të kthyer në Shqipëri në tre vitet e fundit ka shkuar në 180 mijë. Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia, për shkak të krizës që po kalon vendi, mund të ndalojë remitencat për familjet shqiptare. Për shkak të krizës që po kalon Greqia, remitencat janë pothuajse përgjysmuar duke rënë nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 544 milionë euro vitin e kaluar, sipas Financial Times.
Por edhe pse remitencat kanë rënë, ato përbëjnë 5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë. Një tjetër problem që ngre Financial Times është se kthimi i mijëra emigrantëve shqiptarë nga Greqia, do të rrisë nivelin e papunësisë në vendin tonë, duke shatuar edhe probleme me shërbimet sociale.
Por, Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, sqaron se nuk ka vend për panik, pasi po i jepet prioritet punësimit të kësaj kategorie.
Vetëm në tre vitet e fundit, nga Greqia janë rikthyer 180 mijë emigrantë shqiptarë. Sipas të përditshmes britanike, rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë nga kriza greke nuk është ai i sistemit bankar, por kthimi i emigrantëve, rritja e nivelit të papunësisë dhe rënia e remitencave. Por si një gjë pozitive nga ajo që po kalon Greqia, duket se do të jetë qetësimi i marrëdhënieve mes të dy vendeve. 

Kjo fotografi vlen rreth 317 miliardë fjalë në Greqi. Kjo është shuma që qeveria e këtij vendi i ka borxh, dhe sigurisht se kjo shumë do të rritet edhe më tepër nëse nuk dakordohen për ndonjë plan të ri gjatë ditëve të ardhshme.

Para se gjithash nuk keni nevojë të jeni ekspertë i këtyre lojërave siç është ministri grek i financave Yanis Varoufakis, për ta kuptuar se nuk është diçka e mirë nëse ai ulë kokën në mes të sallës së parlamentit grek, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Por shumicës së qytetarëve të këtij vendi po u vije keq se si ministri Varoufakis po ndjehet.
Natyrisht se vitet ndryshojnë por jo edhe kriza greke. Ky shtet ka borxh më shumë se që mund ti paguaj, kështu që disa herë Evropa është detyruar të paguaj borxhet e saj.

Duket se Evropa është lodhur duke dhuruar para pa parë ndonjë rezultat nga grekët, siç janë pensionet, shkurtimet e shpenzimeve shtetërore dhe tkurrja e ekonomisë në 25 për qind. (lajmi.net)