Deputetët e opozitës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, po hyjnë në muajin e gjashtë të mos pjesëmarrjes së tyre në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga deputetët e partisë opozitare ‘Nisma për Kosovën’, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është rikthyer në krye të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, kjo pasi që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte vendosur të bojkotonte punët e Parlamentit të Kosovës nga muaji mars i këtij viti.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij.

Neni 25, paragrafi E thotë: Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës

Edhe në Ligjin e Republikës së Kosovës Nr.03/L-111, ‘Për të Drejtat dhe Përgjegjësit e Deputetit” në nenin 8 sqarohet përfundimi i mandatit në pikën 1.5 ku thotë: Mandati i Deputetit/es përfundon para kohe nëse deputeti/ja për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar/e. Në raste të veçanta, Kuvendi mund të vendosë ndryshe.

Tash mbetet të shihet se si do të veprojnë deputetët tjerë të AAK-së dhe Nisma për Kosovën. /Botasot.info

Ministri Hashim Thaçi ka theksuar se nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.

​Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtëm Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria nuk do t’i procedojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës pa u siguruar se i ka votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojnë të dështojnë edhe një herë në këtë proces.

“Ne jemi duke punuar që një votim i tillë pozitiv të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Sa më tepër që shtyhet, gjërat mund të ndërlikohen. Por jemi në koordinim si spektër politik, në të njëjtën kohë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që votimi i ardhshëm të bëhet në momentin kur të jemi të sigurt që janë votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmë të gabojmë dhe të dështojmë”, ka thënë Thaçi

Thaçi këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin e dy vendeve. / RTKLive

Ambasadorja Jacobson theksoi se Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt, sepse Shtetet e Bashkura të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në intervistën eskluzive dhënë për RTK, e cila transmetohet sot në ora 20;15, tha se qeveria e Kosovës, ka premtuar rikthimin e qështjes së ' gjykatës speciale; në Kuvend, pas dështimit për të siguruar votat e nevojshme dy javë më parë.

Ambasadorja theksoi Gjykata Speciale duhet të miratohet sa më shpejt sepse Shtetet e Bashkura të Amerikës, nuk mund që gjithë kohën të merren me problemet në Kosovë.

`Ka shumë problem bota, vetë Evropa dhe ne nuk kemi kohë të merremi vetëm me Kosovës. Megjithse, ne vazhdojmë te jemi  miq të mirë të Kosovës. SHBA do të vazhdojë ta mbeshtësin Kosovës`, tha Jacobson, në intervistën lamtumirëse, pasi tani e tutje ajo do rikthehet në Uashington.

Në intervistën e dhënë për RTK ambasadorja Amerikane ne Kosov, Ambasadorja foli për përshtypjet e saja gjatë trë viteve në Kosove, për ditët e mira dhe të vështira gjatë mandatit të sajë, për bashkëpunimim me Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në vend.

Jacobson është përgjigjur edhe në shumë pyetje të tjera, si për ngërqin politik, për opinionin e sajë, për Vetëvendosjen, për protetestat e Opozitës, për rolin e shoqërise civile dhe medias etj etj. Ndiqeni emisionin për t'i mësuar qëndrimet e Ambasadore Amerikane Jacobson. / RTKLive