Para disa çastesh, në Prishtinë, përfundoi autopsia në trupat e pesë luftëtarëve të rënë në betejën e Kumanovës, më 9 e 10 maj

Ekspertiza është bërë për Beg Rizajn, Xhafer Zymerajn, Arben Rexhajn, Samid Kastriotin dhe Valon Kabashin.
Këtë lajm për “Zërin” e konfirmoi eksperti i mjekësisë ligjore dr. Arsim Gërxhaliu. Për nesër (24 maj) është paraparë të bëhet autopsia për Mirsad Ndrecajn, Turgai Gashin, Hysen Rushitin dhe Fatlum Vishesellën.

Ekspertiza ishte paraparë të kryhet për të gjithë luftëtarët gjatë ditës së sotme, por ajo u ndërpre për të vazhduar nesër. Shkaqet e shtyerjes ishin të natyrës objektive. Varrimi i Beg Rizajt është paraparë të bëhet të dielën, në orën 16:00, në varrezat e dëshmorëve në Glloxhan të Deçanit, ndërsa varrimi i tetë luftetarëve të tjerë në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, të martën, në orën 17:00.

Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan dhe kryetar aktual i Komunës së Gjilanit, njëri nga figurat më karizmatike të LDK-së, ka vendosur t’i jap fund dilemave dhe ka vendosur se do të futet në garën për kryetar të LDK-së. “Kysmet po, do shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, të partisë së Rugovës”, ka thënë Luta për xlpress.tv.
Haziri i vlerësuar nga LDK si përfaqësues i shkollës së politike të Ibrahim Rugovës, ka bërë të ditur se kandidatura e tij, është rregulltat i presionit të vazhdueshëm i anëtarësisë së gjerë të Anamoravës dhe rugovistëve të përbetuar anembanë Kosovës që të nisë garën për kryetar të LDK-së.

Vetëm pak ditë pasi ai kishte kërkuar që kryetari i LDK-së duhet të zgjedhet me “marrëveshje politike”, Luta, i futet garës për kryetar të LDK-së duke e bërë kështu garën për timonin e LDK-së, garë me epilog të pa parashikuar. /xlpress.tv/

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka nisur hetimet për dyshimet e ngritura të humbjes së 30 milionë eurove të buxhetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Hetimi ka filluar pas një kërkese që tre udhëheqës të divizioneve brenda kësaj ministrie i kanë bërë ministrit Ferid Agani për të shkarkuar udhëheqësin e Departamentit të Ujërave, Naser Bajraktari.

MMPH-ja ka formuar një grup ad hoc. Në letrën 6 faqe me akuza të adresuara ndaj Bajraktarit, pos të tjerash, theksohet se “në periudhën 6-vjeçare, gjatë ushtrimit të detyrës si udhëheqës i Departamentit të Ujërave, si rezultat i paaftësisë profesionale, neglizhencës së rëndë ose veprimeve të qëllimshme e të paligjshme, Bajrakatari i ka shkaktuar dëme mbi 30 milionë euro buxhetit të Kosovës”.

Themelimin e Grupit punues ad hoc e ka pohuar për gazetën, të martën, shefi i Zyrës për Komunikim me Publikun në kuadër të MMPH-së, Fadil Maxhuni. Ai e ka treguar edhe vendimin e Ministrisë, i cili është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Çitaku.

/Reporteri.net

Rritja e mjekrës është ndoshta gjëja më e mirë që një mashkull mund ta bëjë për fytyrën e tij, por përveç pamjes seksi që ajo i jep një mashkulli, ajo ka edhe përgjegjësi të madhe. Keni për të mësuar shumë për qimet e fytyrës më poshtë!
Më poshtë janë faktet të cilat nuk i keni dëgjuar ndoshta më parë për mjekrën:


1. Meshkujt me mjekër janë 38% më pak bujar, 36% më pak të dashur dhe 51% më pak gazmor se meshkujt pa mjekër.


2. Mjekra rritet më shpejtë gjatë stinës së verës.


3. Meshkujt më shumë e rrisin mjekrën për shkak që iu duket më e lehtë për të gjetur grua. Shkencëtarët thonë se meshkujt filluan të rruheshin në mënyrë që t’i bëjnë femrat të ndihen më të sigurta.


4. Shkencëtarët besojnë se mjekra ka këto efekte në fytyrën e mashkullit: e mbron fytyrën nga shumë elemente dhe krijon një linjë më të mirë të nofullës.


5. 98% e listës së 100 meshkujve më të pasur në botë janë pa mjekër.


6. 33% e meshkujve në SHBA mbajnë mjekër, kurse 55% në mbarë botën.


7. Mjekra rritet më shpejtë kur një mashkull nuk ka bërë seks për një kohë të gjatë.


8. Mes viteve 2008 dhe 2013, operacionet e “transplantit të mjekrës” janë rritur për 600% për shkak të rritjes së popullaritetit të mjekrës në botë.


9. Mbajtja e mjekrës quhet ndryshe “pogonotrofi”.


10. Në mesjetë, ta prekësh mjekrën e një mashkulli konsiderohej ofenduese dhe nxiste një duel.


11. Meshkujt me mjekër u duken të tjerëve: më të vjetër, më të respektuar, më të fuqishëm dhe të një statusi më të lartë se sa ata pa mjekër.


12. Studimet tregojnë se në një mesatare, femrave iu duket një mashkull 2 herë më shumë tërheqës se sa kur është i rruar.


13. Koha mesatare që një mashkull shpenzon gjatë jetës së tij duke e rruar mjekrën është 3,350 orë.


14. Në vitin 345, Aleksandri i Madh ua ndaloi ushtarëve që të mbajnë mjekër. (Kjo për arsye që të parandalonte që armiqtë gjatë betejave t’i kapnin ushtarët e tij për mjekre)


15. Mjekrën më të gjatë në botë e kishte një norvegjez në vitin 1927. Mjekra e tij ishte 17.4 metra e gjatë.


16. Abraham Lincoln e rriti mjekrën e tij të famshme pasi një vajzë e vogël i shkroi atij një letër ku i thoshte se ai do të dukej më mirë nëse do të kishte mjekër.


17. Mjekra mund të ju ndihmojë që të mbani pluhurin larg fytyrës dhe të ju mbrojë nga alergjitë.


18. Në Egjiptin e lashtë, mjekrat metalike ishin një shenjë e besimit dhe statusit. Madje edhe disa gra i kishin ato. /lajmi.net/

Shumica prej nesh nuk dëshiron të flasë për gjërat si urina apo fekalet, por realiteti është se këto jashtëqitje janë të rëndësishme për shëndetin tonë. Ndoshta nuk flasim për këtë, por të gjithë e dimë se shumë pak ose shumë nga këto jashtëqitje nuk janë mirë për shëndetin tonë.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat janë të dukshme për të gjithë gjatë urinimit. Ndoshta meshkujt e kanë më të lehtë ta vërejnë gjatë urinimit në tualet apo ulëse ndërsa femrat derisa shikojnë letrën higjienike kur e pastrojnë pjesën e mbetur të urinës. Përveç kësaj, në qoftë se ka një ndjesi djegieje ose dhimbje gjatë urinimit, ne mendojmë se duhet të shikoni se çfarë saktësisht po nxirret jashtë. Është e rëndësishme të dihet se çfarë na tregon urina për ne. Ekspertët thonë se urina është mënyra më e lehtë e vetekzaminimit të trupit tonë. Nëse diku në trup ka ndonjë problem, ai do të shfaqet në materiet tona që largohen nga trupi. Ndryshimet në aromë dhe ngjyrë janë tregues të drejtpërdrejtë të funksionimit jo të mirë të sistemeve të trupit tonë.

Urina ndihmon si tregues i shtatzënisë, tek lëndimet e brendshme apo ndonjë problem që nuk mund të zbulohet nga jashtë. Gjithashtu, ajo mund të tregojë për infeksionet e traktit urinar apo dehidratimet përmes ndryshimit në ngjyrën e urinës duke u bërë më e errët dhe më e trashë, gjë që gjithashtu tregon se niveli i kafeinës apo nikotinës në trupin tonë është rritur, sidomos tek femrat.

Për më tepër, në qoftë se urina ka një aromë të çuditshme, atëherë kjo është normale. E dimë që kjo tingëllon e çuditshme, por aroma e çuditshme në urinë është një tregues i mirë. Por karakteristikat e tjera, si ato që tashmë u përmendën, si dhimbja apo ndjesia e djegies, mund të tregojnë që duhet ta bëjmë një vizitë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur.

Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës. Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.


Ngjyrat e urinës zakonisht variojnë kështu:

E verdha e mbyllët: ndërkohë që ngjyra e verdhë e çelët e urinës është normale, ngjyra e mbylltë e verdhë tregon se personi vuan nga dehidrimi pasi që përqendrimi i kripës është më i lartë se normalisht. Më pak ujë do të thotë një nuancë më të mbylltë të së verdhës së urinës, kështu që pini ujë sa më shumë kur shfaqet ky problem.

E kuqe: Kjo ngjyrë varion nga nuanca rozë në të kuqe të errët. Testi mund të specifikojë nëse urina përmban gjak apo gjak të mpiksur, si hemoglobinuria. Sidoqoftë, ky është një problem serioz të cilin duhet ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur. Ai mund të ndodhë për shkak të ndonjë infeksioni të fshikëzës, traktit urinar apo uretrës. Gjithashtu, kanceri i prostatës tek meshkujt apo fshikëzës tek të dy gjinitë, apo edhe ushtrimet e rënda mund të rezultojnë që urina të ketë ngjyrë të kuqe.

Kafe në të zezë: Kjo është gjithashtu një ngjyrë e cila mund të variojë nga kafeja në të zezë. Ajo mund të jetë edhe një nuancë e errët e së kuqes. Por kjo ngjyrë shfaqet për shkak të funksionimit jo të rregullt të mëlçisë dhe tek sëmundjet si hepatiti, bllokimi i kanalit të bilës, tumorit apo edhe cirozës, sepse bilirubina shfaqet në urinë. Gjithashtu, çrregullimet e rënda si anemitë hemolitike apo melanomat mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë kafe në të zezë.

Portokalltë: Shumë ilaçe mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrë portokalli. Gjithashtu, konsumi i tepërt i agrumeve ose karotave mund të jetë arsye për urinë ngjyrë portokalli.

Urina është një tregues i ndonjë problemi, kështu që kontrollojeni atë herë pas here. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.  / KOHA.net

Udhëheqësit e Manchester Unitedit kanë shkarkuar punonjësin evropian për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj muslimanëve dhe të huajve në rrjetin social Facebook.

Udhëheqësit e klubit anglez kanë nisur hetimin e gjerë rreth tërë rastit pas pretendimeve se Aakjaer dërgoi mesazhe raciste ndaj muslimanëve. Klubi ka konfirmuar se ka ndërprerë kontratën me Aakjaerin për shkak, siç thuhet, ofendimeve dhe fyerjeve ndaj muslimanëve, sepse xhaminë e ka përshkruar si "shitore për falje me potencialin për konspiracion".

Gjithashtu, hetimi tregoi se Aakjaer në rrjetet sociale ka përkrahur idenë që Danimarka të mbyllë kufijtë e saj për të huajt. Në faqen e tij është publikuar edhe fotoja me gjashtë derra dhe mbishkrimin "Është koha për të përdorur armët tona të fshehta kundër islamistëve". Ndërkohë, Aakjaer, i cili jeton në Kopenhagë, për Manchester United ka punuar nga viti 2011.

Manchester United ka lëshuar një deklaratë në lidhje me këtë rast ku thuhet se klubi nuk do të tolerojë sjellje të tillë të punonjësve të vet. "Klubi ka marrë dëshmi nga gazeta Guardian, ka nisur hetim urgjent mbi këtë çështje dhe kemi ndërprerë me Aakjaerin. Manchester United është organizatë ekskluzive dhe nuk do të tolerojë sjellje të tillë", thuhet në komunikatë. Aakjaer për mediat britanike ka deklaruar se komentet e tij janë marrë jashtë kontekstit dhe keqinterpretuar, transmeton Anadolu Agency (AA).