Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucait, ka konfirmuar pjesëmarrjen e organizatës qe ai drejton se do të jetë prezentë në marshin paqësor të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt nga ana e autoriteteve serbe.

 Gucati këtë veprim të shtetit francez e ka vlerësuar të turpshëm.

“I kemi ftuar të gjithë veteranët e luftës të UÇK-së, të marrin pjesë në mbrojtje të Ramush Haradinajt duke kërkuar drejtësi. Kjo është turp për shtetin francez. Një shtet qe llogaritet demokratik të bëjë këtë veprim është e papranueshme”, ka thënë Gucati për ‘Indeksonline’.

Ai pret qe marshi protestues të jetë i qetë.

“Ne i bëjmë thirrje ambasadës franceze në Prishtinë, qe të ndikoj në shtetin e vet që të lirohet gjenerali sa me shpejtë dhe të mos merret me akuza të krimineleve. Ata janë kriminel”, ka shtuar Gucati.

Ndryshe, edhe dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, kanë konfirmuar për ‘Indeksonline’, se do të jenë prezent në marshin paqësor kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj./Indeksonline/

Sot duke filluar nga ora 13:00, te ‘Newborn’, afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë fillon marshi protestues kundër ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Marshi protestues do të jetë paqësor dhe ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën kundër ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të Serbisë.

Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. /infokosova.net

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme që të nxjerrët një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, për veprimet që do të ndërmerren rreth rastit të Ramush Haradinajt.

Deputetët kanë lëshuar sallën duke dalë për një pauzë dhjetë minutësh, për t’u koordinuar lidhur me propozimin për këtë rezolutë.

Këtë kërkesë e cila e bëri deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e mbështeten edhe partitë tjera në Kuvend. / RTKLive.com