Kushtetuta – përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi

10 Apr 2015

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.
Ai në urimin e tij për 9 Prillin, Ditën e Kushtetutës, në rrjetin social Facebook,  ka shkruar  se Kushtetuta  e Kosovës garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është akti më i lartë juridik i vendit, që ka mundësuar krijimin e themeleve për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit dhe në mirëqenien e qytetarëve”.

“Ky dokument është përjetësim i luftës së popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe një shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie, feje apo gjinie. Një shtet që respekton diversitetin kulturor dhe fetar, si vlera të shoqërisë sonë, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit, një vend që aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO”.

“Gëzuar 9 prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Thaçi.

/Reporteri.net

Artikel bewerten
(0 Stimmen)