Lëkundje mes partnerëve në koalicionin qeverisës PDK-LDK?

Për më pak se një vit mandat në krye të institucioneve, koalicionit PDK - LDK i kanë shpërthyer pakënaqësitë e para nga militantët partiakë, të cilat rrezikojnë ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.


Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga zyrtarët e partnerit të madh të koalicionit, përkatësisht partisë që drejtohet nga zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, (PDK), të cilët po vlerësojnë se po largohen padrejtësisht nga pozicionet institucionale nga ministrat e partisë së Isa Mustafës, në të cilat pozita po emërohen militantë të LDK-së.
Burime të gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer së fundmi në lidhje me menaxhimin e Ministrisë së Financave nga Avdullah Hoti dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga Hykmete Bajrami.

“Të gjithë ministrat e PDK-së që e kanë drejtuar Ministrinë e Financave, Ahmet Shala, Bedri Hamza, Besim Beqaj, nuk e kanë larguar asnjë zyrtar të LDK-së, pavarësisht se në atë kohë kjo e fundit ka qenë në opozitë. Agim Krasniqi, i cili tashmë është emëruar zëvendësministër i Financave, gjatë gjithë periudhës së kaluar sa këtë Ministri e ka drejtuar PDK-ja, ai ka qenë drejtor i buxhetit të Kosovës. Të kundërtën po e bën Avdullah Hoti, pavarësisht se partia e tij është në koalicion me PDK-në”, thotë burimi i gazetës./Zëri.info/

Artikel bewerten
(0 Stimmen)