Nuk pritet ulja e çmimeve me përshkallëzimin e TVSH'së (Video)

28 Jun 2015

Pensionisti Emin Avdyli kishte vizituar njërin nga tregjet e Prishtinës, por nga aty është kthyer tejet nevrik. Kjo pasi që, sipas tij, tregtarët, kanë rritur çmimet edhe në kohën e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai, thotë të ketë dëgjuar për uljen e TVSH-së në disa produkte, por nuk pret se kjo do të ketë ndonjë ndikim për ulje çmimesh.

I po të njëjtit mendim është edhe, Fehmi Vllasaliu.

Në një analizë të bërë nga instituti GAP, del se ulja e TVSH-së në 8% për disa produkte esenciale nuk do të ndikojë në uljen e shpenzimeve të qytetarëve, pasi që në rritjen e TVSH-së nga 16 në 18% janë futur një numër produktesh, po ashtu esenciale, raporton KTV.


Qytetarët s’presin ulje çmimesh von GazetaExpressTV

Me këto ndryshime, sipas tij, do të përfitojë vetëm buxheti, me të cilin do të mundësohet kompensimi i rritjes së pagave në sektorin publik, që e ka ngarkuar në masë të madhe buxhetin, ndërkaq do të pësojnë të gjithë ata që nuk janë të punësuar në sektorin publik. 

Zyrtarë të Ministrisë së Financave, kanë thënë vetëm se shpresojnë që do të ketë ulje të çmimit të produkteve, që do t’u ulet TVSH-ja, mirëpo nuk mund të detyrojnë tregtarët të bëjnë një gjë të tillë, për shkak se Kushtetuta e përcakton vendin me ekonomi të lirë. / GazetaExpress.com

Artikel bewerten
(0 Stimmen)