Adoleshentja shqiptare rrëmbehet dhe përdhunohet për 4 ditë

Një minorene shqiptare 17 vjeçare, e cila gjendej prej disa ditësh me pushime në Itali për festat e Krishtlindjes është rrëmbyer e përdhunuar për 4 ditë rresht me qëllim prostitucioni.

Ngjarja ka ndodhur në qytezën Villarica të Napolit, ku 17 vjeçarja shqiptare ishte e ftuar tek të afërmit.

Më 21 dhjetor, minorenia shqiptare del për një shëtitje e nuk kthehet më. Familjarët denoncojnë zhdukjen e saj në policinë e qytezës e cila në koordinim me policinë e Napolit nis operacionin për gjetjen e minorenes. Dokumentohen lëvizjet e saj, të njohurit, miqtë. Por brenda pak orësh një lajm i dytë mbërrin nga familjarët që me anë të disa miqve të përbashkët janë informuar se vajza është mirë e se kërkon pasaportën e saj.

Policia italiane dyshon në këtë lajm të dytë e lejon që familjarët të dërgojnë pasaportën tek vajza. Agjentë të policisë të maskuar civilë ndjekin nga afër çdo lëvizje të familjarëve të 17 vjeçares shqiptare.

Në momentin e dorëzimit të pasaportës i realizuar nga dy gra ndërmjetëse mes familjarëve e “të njohurve” të shqiptares, policia italiane mundi të zbuloj se vajza ishte e rrëmbyer me anë të mashtrimit e mbahej e mbyllur dhe e pangrënë në një shtëpi të braktisur në Kastel Volturno.

Për 4 ditë rresht 17 vjeçarja shqiptare ishte përdhunuar me qëllim trafikimin e saj si prostitutë.

Nën pranga ka përfunduar shqiptari 42 vjeçar Besnik Barashima me akuzën e sekuestrimit të personit, dhunë seksuale e trafik të prostitucionit minorenë.

Artikel bewerten
(2 Stimmen)