Ende bëhen vrasje me armë ilegale

Shumë vrasje tash e 16 vjet, janë regjistruar në statistikat e policisë.

Arsyet pse ndodhin këto krime lidhen shumë edhe me lehtësinë që qytetarët kanë për të poseduar ilegalisht një armë. Kuvendi i Kosovës po harton plotësim ndryshimit e projektligjit bazik për armët i cili do të rregullojë dhe do ta ketë në kontroll më të madh posedimin dhe armëmbajtjen nga qytetarët.

Nuredin Ibishit, anëtar i komisionit për siguri, thotë se “Është vlerësim i vazhdueshëm që ka shumë armë të vogla në posedim ilegal të qytetarëve dhe fatkeqësisht që në vazhdimësi po i shohim, po ndodhin edhe prej rasteve të shkrepjeve ilegale dhe rasteve kriminale, edhe të vrasjeve, tregon për një numër enorm të posedimit të armëve ilegale. Mendoj që edhe ky ligj në një formë e zbutë atë sepse u jep mundësi qytetarëve të kenë në posedim edhe armë legale edhe të gjahut edhe të shenjtërisë, edhe të armëve të vogla...është e paakceptueshme që njerëzit të bartin me tej armë ilegale dhe ky ligj u jep mundësi për atë që ka nevojë”, tha Ibishi. / RTKLive

Artikel bewerten
(0 Stimmen)