QKUK-ja nuk mund të kryejë as edhe një rëntgen

21 Dez 2015

Pas një lëndimi në këmbën e djathtë 30-vjeçarja, nga rrethi i Obiliqit, ka kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente në QKUK, por në Radiologji s'ka mundur ta kryejë fotografimin.

Pas një lëndimi në këmbën e djathtë 30-vjeçarja, nga rrethi i Obiliqit, ka kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente në QKUK. Por, kur i është kërkuar që në Radiologji të kryejë një fotografim për të ditur saktë diagnozën, ajo kot është ngjitur dy kate sipër Klinikës Emergjente, shkruan Zëri.

“U ngjita në Radiologji, por aty kishin probleme me filma dhe nuk kishte mundësi që të bëhej fotografimi. Na thanë që aty kanë probleme me filma e çfarë probleme unë nuk e di. Më kërkuan që të shkoj në Klinikën e Kirurgjisë, diku në bodrum, ku më thanë se funksionon një rëntgen, por as aty nuk arrita ta kryejë fotografimin. Kështu, u detyrova që të shkoj në një klinikë private afër spitalit për ta kryer incizimin, në mënyrë që të kuptoj natyrën e lëndimit”, thotë Arjeta Mjeku, e cila është me profesion mësuese.

Ajo ka treguar se për incizimin që ka bërë ka paguar 15 euro, kosto kjo jo edhe aq e vogël, siç shprehet, “në pjesën e dytë të muajit”. /RTKlive

Artikel bewerten
(1 Stimme)