Kafja zvogëlon rrezikun nga aksidentët në trafik

Shoferët që pinë kafe shkaktojnë më pak aksidente në trafik,ka zbuluar studimi Australian,i cili ka përfshirë 600 shoferë kamionësh.



“Kafeja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë zvogëlojnë rrezikun nga përplasja”,thuhet në punimin e botuar në revistën “British Medical Journal”,por ekspertët e sigurisë në trafik tërheqin vërejtje se kafeina nuk mund të jetë zëvëndësuese e gjumit.

Më se një e treta e pjesmarrësve kanë thënë se gjatë vozitjes pinë kafe dhe pije të tjera me kafeinë,ndërsa gjysma e atij numëri të intervistuar thonë se këtë e bëjnë që të qëndrojnë të zgjuar.

Studimi ka zbuluar se shoferët që kanë konsumuar kafeinë kanë pasur 63 % më pak shance që të përfshihen në aksident trafiku në krahasim me shoferët që nuk kanë konsumuar kafeinë.

Artikel bewerten
(4 Stimmen)