Shqipëria s’mposhtët as në Kopenhagë

Kombëtarja shqiptare ka bërë hapin e madh në garën për tu kualifikuar në Evropianin “Francë 2016”, duke marrë një pikë të madhe kundër Danimarkës midis Kopenhagës.

Danimarka dhe Shqipëria sonte kanë ndarë pikët, duke luajtur pa gola, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy përfaqësueset.

Kuqezinjtë në pjesën e parë treguan performancë mjaft të mirë, madje, dy herë rrezikuan seriozisht portën e danezëve përmes Cikalleshit e Lenjanit.

Ndërkaq, në fraksionin e dytë, ishin danezët ata që e kontrolluan vazhdimisht lojë, duke krijuar disa raste të rrezikshme drejt portës së skuadrës shqiptare, por ishte portieri Etrit Berisha, i cili me disa intervenime fenomale shpëtoi portën e tij.

Ndërsa, Odise Roshi në minutën e 90-të ishte afër golit, goditjen e të cilët e pret “gardiani” i danezëve.

Skuadra e Gianni De Basit ia doli që t’i bëj ballë presionit të madh të nikoqirëve, duke mos pësuar gol dhe duke shkëputur një pikë të madhe nga ky udhëtim i vështirë.

Shqipëria tani arrin në kuotën e 11-të pikë ve, aq sa ka Danimarka në pozitën e dytë, kurse Portugalia kryeson renditjen tabelorë në Grupin I më 12 pikë të tubuara.

Shqipëria të hënën mbrëma në “Elbasan Arena” sfidon Portugalinë e Cristiano Ronaldos, një tjetër ndeshje e rëndësishme për kualifikim në EURO 2016.   / RTKLive.com


Artikel bewerten
(1 Stimme)