Alonso më i pasuri i Formula 1

03 Jun 2015

Alonso, Vettel dhe Hamilton, 88 milionë euro për tre pilotët më të paguar të Formula 1.

Është kompania “Business Book” që zbardh shumat e fituara nga tre kampionët e pistave të shpejtësisë me spanjollin që ngushëllohet me vendin e parë në këtë klasifikim. 35 milionë Euro në sezon përfiton asturiani nga kontrata me McLaren, gjermani 25 dhe britaniku 25. Gjithsesi, duke nisur që nga viti i ardhshëm kur të hyjë në fuqi edhe kontrata e re me Mercedes, Hamilton do të ngjitet në vendin e parë sepse që prej 2016-ës ai do të arkëtojë rreth 56 milionë Euro në sezon me një total prej 170 milionë eurosh.

Pas tre më të pasurve renditet Kimi Raikkonen me 18 milionë, i ndjekur nga Rosberg me 13 dhe Jenson Button me 10. Krahasuar me 6 të parët, Felipe Massa përfiton një pagë modeste prej 4 milionësh, po aq sa Hulkenberg, Grosjean, Perez e Maldonado. Por me zbritjen e pozicioneve ka nga ata pilotë që fitojnë shumë gati gati qesharake sepse në vendin e parafundit renditet Will Stevens i skuadrës Manor me 150 mijë Euro në sezon, ndërsa klasifikimin e mbyll Roberto Merhi me vetëm 50 mijë euro. (rtklive.com)

Artikel bewerten
(0 Stimmen)