Blatter jep dorëheqje!

Sepp Blatter nuk do të jetë më president i FIFA-s.

Vendimin për dorëheqje ai e ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Ai dha dorëheqje vetë pak ditë pasi e fitoi një mandat të ri katërvjeçar. Ai në fjalimin e tij para mediave tha se nuk e ka përkrahjen e të gjithë njerëzve në futboll dhe se kjo është arsyeja që ai do të tërhiqet nga posti i presidentit të FIFA-s. 
 

“Mandati im i ri nuk e ka përkrahjen e të gjithëve. Do ta thërras Kongresin e jashtëzakonshëm, ku do të zgjidhet presidenti i ri, i cili do t'i aplikojë reformat e nevojshme", ka theksuar Blatter, i cili ka qenë në krye të FIFA-s që 17 vjet.

Ky vendim është befasues, pasi vetëm katër ditë më parë Blatter mori shumicën e votave të delegatëve në Kongresin e FIFA-s dhe këtë e dëshmon edhe prania e vogël e mediave (15 sosh) në konferencë. 


Ky është një lajm i keq për futbollin kosovar, pasi Blatter është shquar si një mik i madh i Kosovës. (rtklive.com)

Artikel bewerten
(0 Stimmen)