Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë

Kampionia e Botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në "European Judo Open", duke mundur garuesen e klubit të saj, Distria Kransiqin.

Sporti shpeshherë di të jetë i çuditshëm, e kësaj radhe ishte përballja e dy garueseve të vendit tonë, Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në një finale të një eveniment të tillë. 

Majlinda mundi Distrian dhe fitoj medaljen e artë, kurse Distria duhet të kënaqet me medaljen e argjendte.

Ndërkohë, medalje të artë ka fituar edhe Nora Gjakova, një tjetër xhudiste e klubit pejanë Ippon. Nora e mundi xhudisten nga Zvicra, Fabienne Kocher, duke e dominuar gjatë terë duelit.

Artikel bewerten
(0 Stimmen)